”Pse gjithë ky degradim i brendshëm dhe refuzim i jashtëm?”

11.02.2018 17:10:18

Sipas Malokut, ”etiketa” e fajësisë së degradimit duhet të ndahet në mënyrë të barabartë

Sociologu Fadil Maloku ka shkruar lidhur me degradimin e brendshëm në vendin tonë si dhe me refuzimin që po i bëhet popullit të Kosovës.

Maloku përmes shkrimit ”Pse gjithë ky degradim i brendshëm dhe refuzim i jashtëm?” është shprehur se faji për degradimin sistematik duhet të ndahet në mënyrë të barabartë.

Sipas Malokut, në Kosovë, “etiketën” e fajësisë për degradimin e ndodhur sistematikisht, për gjitha këto vite ”duhet ta ndajnë pak a shumë barabart; – si qeveritari i qullitur me fuqi marramendëse shtetërore, por, i koruptuar dhe i kriminalizuar deri në palc; – si opozitari i vetëkënaqur me shembëlltyren e (pu)shtetit në Parlament; – si pjestari i shoqërisë klanore civile, që “online” zhvatë paranë publike; – si intelektuali i fjetur bullafiq, që ka “fut veshët në lesh” e bënë sehir; – si gazetari i shpifur, që shitet për “pesë qebapa”; – si pedagogu i servilosur ndaj gjithë pushtetmbajtësve; – si mjeku i paknaqur me statusin e tij profesional korruptiv; – si polici i mllefosur, për pagën kriminale; – si gjyqtari i korruptuar, e pa ndërgjegje ndëshkimi; – si qytetari i manipuluar, nga ana e medieve poltroniste – ashtu edhe miqët tanë evropian… !?”, ka shkruar Maloku.