Pse gjithë ky degradim i brendshëm dhe refuzim i jashtëm?

11.02.2018 00:04:57
Nga: Fadil Maloku
Në Kosovë, “etiketën” e fajsisë për degradimin e ndodhur sistematikisht, për gjitha këto vite, duhet ta ndajnë pak a shumë barabart;
– si qeveritari i qullitur me fuqi marramendëse shtetërore, por, i koruptuar dhe i kriminalizuar deri në palc;
– si opozitari i vetëkënaqur me shembëlltyren e (pu)shtetit në Parlament;
– si pjestari i shoqërisë klanore civile, që “online” zhvatë paranë publike;
– si intelektuali i fjetur bullafiq, që ka “fut veshët në lesh” e bënë sehir;
– si gazetari i shpifur, që shitet për “pesë qebapa”;
– si pedagogu i servilosur ndaj gjithë pushtetmbajtësve; –
si mjeku i paknaqur me statusin e tij profesional korruptiv;
– si polici i mllefosur, për pagën kriminale;
– si gjyqtari i korruptuar, e pa ndërgjegje ndëshkimi;
– si qytetari i manipuluar, nga ana e medieve poltroniste – ashtu edhe miqët tanë evropian… !?