Pse kaloi nga Kosova avioni i parë “Air Albania” i cili u ul në aeroportin e ri të Kukësit?!

18.04.2021 19:14:33

Ditën e sotme është ulur në aeroportin e ri të Kukësit avioni i parë “Air Albania”, i cili u nis nga Londra por ndaloi në Rinas ku pjesë e pasagjerëve u bë edhe kryeministri Edi Rama dhe më pas u nis drejt Kukësit.

Fluturimi me numër “ABN9003” nuk u ul direkt në Kukës, por fillimisht kaloi nga Kosova dhe më pas drejt qytetit verior, ndaj edhe udhëtimi zgjati më shumë minuta se sa ishte parashikuar.

Nuk dihet nëse ka qenë terreni i vështirë malor që ka detyruar pilotët të fluturojnë deri në Kosovë dhe më pas t’i drejtohen pistës së aeroportit të Kukësit, apo ka qenë dëshirë e pasagjerëve që të shohin bukuritë magjepsëse që të ofrojnë alpet tona.