Pse Limaj urdhëroi ndaljen e kamerave kur foli për punësimet në Malishevë?

15.10.2017 20:27:14

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në një tubim elektoral me të rinj të Malishevës, të mbajtur tri ditë më parë, ka urdhëruar ndaljen e kamerave në çastin kur fillon të premtojë punësime për ta.

Limaj ishte në një transmetim të drejtpërdrejtë, në llogarinë e tij në Facebook, me rininë e Malishevës, kur tash i veshur me pushtetin e zëvendëskryeministrit të Kosovës, u premton atyre punësime të shpejta, madje duke filluar nga java e ardhshme.

“Tash është ajo që e kemi folë gjatë fushatës, koha për punësime”, dëgjohet duke thënë Limaj.

“Ne e kemi filluar atje ku duhet dhe ju do t’i shihni rezultatet e para menjëherë, shumë shpejt, disa do t’i shihni javën tjetër, nëpër fshatrat tuaja shumë shpejt disa nga njerëzit do të punësohen”, thotë Limaj.

Më pas, atij i kujtohet se është duke u xhiruar dhe kërkon ndaljen e kamerave dhe ndërprerjen e transmetimit.

“A ban ndale veç pak, boll, a e keni marrë Ragipin? Në rregull jemi. Bajmë llaf kështu pa kamerë, pa havale”, thotë Limaj.

Shikojeni  videon nga minuta e 49:00: