Pse mbahet sekret vendi që na dhuroi vaksinat? Manastirliu: Vend mik i BE, por…

11.01.2021 22:52:34

Vendi nisi sot fushatën  vaksinimit, pas mbërritjes së 945 dozave të para, ngë një vend që kryeministri Edi Rama nuk e bëri të ditur.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në “’Open”, e pyetur se pse po mbahet sekret emri i këtij vendi, tha se po ruhet një marrëveshje konfidencialiteti.

Sipas saj, ka qenë “vendi mik i BE” që ka kërkuar të ketë këtë konfidencialitet, duke mos sqaruar më tej arsyet.

“Ne kemi ruajtur një marrëveshje konfidencialiteti që është bërë me vendin mik të BE që na ka dhuruar këto vaksina të para. Këtu jemi të qartë dhe nuk dua të bie në përsëritje, kryeministri Rama e shpjegoi qartë dhe arsyen pse nuk është bërë i ditur emri i vendit mik.  Ne duhet të respektojmë vendin që ka kërkuar të ketë konmfidencialitet, një ndër arsyet është edhe që vende të tjera mund ta pretendojnë këtë, p[or ai vend vendosi tja jepte Shqipërisë”, tha ajo.