Pse pjesëtarët e linjës udbasho-jugosllavokomuniste dhe të linjës së Tiranës/Kretës kanë nevojë t’u rrëfehen opinionit dhe politikës serbe?

26.07.2017 18:36:48

Nga Rexhep Kastrati

Çështja e komunikimit të politikanëve dhe të personaliteteve të ndryshme shqitare me opinionin serb është çështje shumë interesante qoftë për vetë komunikimin si të tillë, qoftë për dinamikën e këtij komunikimi, qoftë edhe për përmbajtjen e këtij komunikimi. Natyrisht se kjo çështje është e shtrirë në kohë dhe është çështje jo shumë e thjeshtë, dhe si e tillë edhe shumë e rëndësishme për të kuptuar edhe kontekstin socio-politik, edhe politiko-institucional të Kosovës dhe të çështjeve thelbësore.

Si çështje e komunikimit të personaliteteve të ndryshme shqiptare me opinionin serb, dhe si çështje e dinamikës së këtij komunikimi duhet thënë se fillimisht ka qenë vazhdim i një komunikimi që personalitete të ndryshme kanë pasur që më parë, siç është Veton Surroi, Shkëlzen Maliqi, dhe shumë të tjerë, dhe që ishte vazhdim i një komunikimi të mëparshëm qoftë në nivelin publicistik, qoftë edhe në atë politik e që ndërlidhet me shpërfaqjen e linjës jugosllaviste të Ante Markoviqit, kryeministrit jugosllav, i cili në momentet përfundimtare të ish-Jugosllavisë u përpoq ta institucionalizonte politikisht jugosllavizmin e identifiuar edhe më parë, por tash si përpjekje për ruajtjen e Jugosllavisë. Më pastaj këtë komunikim e ka përplotësuar Adem Demaçi, i cili, kishte një komunikim shumë të afërt dhe e që e bënte jo me një opinion të një shteti tjetër, të një etnie tjetër, por me një opinion vëlla. Pas luftës, komunikimi i personalieteve të ndryshme shqiptare me opinionin serb vazhdoi me atë që quhej krah i luftës, sidomos me Hashim Thaçin. Hahsim Thaçi. Në fakt do të jetë shumë i pranishëm në mediet serbe, madje në raste edhe më shumë se në ato shqiptare, kur  bëhet fjalë për intervista. Edhe pse zyrtarisht i trajtuar si terrorist, megjithatë, Hashim Thaçi nuk ka përtuar kurrë, madje edhe mediet serbe e kanë kërkuar shumë shpesh. Pas Hashim Thaçit, pjesëtarë të VV-së tepër shumë janë të pranishëm në mediet serbe, madje më shpesh sesa vetë Hashim Thaçi apo Veton Surroi.

Në aspektin e përmbajtjes së këtij komunikimi me opinionin serb, duhet thënë se fillimisht ka qenë hapur në çështjen e një autonomie të Kosovës, e më pastaj edhe të një krijese të përbashkët, si dhe në ndarjen e Kosovës. Veton Surroi që herët ka zgjedhur mediet serbe për të shfaqur pikëpamjen e ndryshme nga shqiptarët e Kosovës për pavarësi të Kosovës për një autonomi. Më vonë, Veton Surroi do të zgjedhë mediet dhe opinionin serb për të vjellë kundër UÇK-së, edhe pse kur të zbardhen raportet e tij me drejtues të saj, do të dalin shumë çështje intersante. Veton Surroi shkoi më shumë se të tjerët: ai e ktheu revistën “Koha” në gazetë ditore dhe e regjistroi në Ministrinë e Informatave të Serbisë, duke e bërë Adem Demaçi, rikonsideroi koncpetet federaliste ballkanike që fillimshekullit XX, e që pasohej edhe nga të tjerë, madje edhe nga presidenti Meidani që angazhohej për një Republikë minus, pra për një Republikë autonome, pa të drejt vetvendosje për Kosovën. Hashim Thaçi, ndërkaq, nëpërmjet medieve serbe qysh pas luftës do të bëjë të qartë se Serbia do Mitrovicën për Preshevën, pra do ndarjen e Kosovës si shkëmbim territori. Kësaj ideje, Hahsim Thaçi do t’i kthehet shpesh gjatë viteve, për ta riformuluar edhe në fillim të këtij viti. Bajram Rexhepi, ndërkaq, nëpërmjet medieve ishte shprehur pro një autonime serbe në shtetin e Kosovës.Zyrtarë të VV-së, përfshshirë Albinin dhe Visar Ymerin, në aspektin përmbajtësor të komunikimit me opinionin serb, përveç tjerash ka vazhduar retorikën e Veton Surroit, në kuptimin e trajtimit të çështjeve të brendshme të Kosovës dhe raportet politiko-partiake shqiptare .

Edhe pse kjo çështje është shumë më e gjerë dhe kalon kufijtë e një shkrimi të shkurtër, megjithatë, edhe nga këto mund të nxirren dy konkluzione: ndërmjet linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste dhe opinionit serb ka ekzistuar dhe ekziston një marrëdhënie shumë e afërt, dhe thuaja shpërfaq një nevojë të vazhduesme të pjesëtarëve të këtyre dy linjave për t’u rrëfyer para opinionit serb, si dhe; përkushtimi i tyre për çështjet me rëndësi vitale për Serbinë, siç janë opcionet e ndarjes së Kosovës dhe thellimit të konfliktualitetit politik në Kosovë.

Ndërkaq, duhet theksuar se nga linja institucionaliste e presidentit Rugova, nuk mund të bëhet fjalë për një dukuri të tillë, pasi që as presidenti Rugova, as Fatmir Sejdiu, as Isa Mustafa nuk kanë pasur ndonjë komunikim medietik apo tjetër me opinionin serb. Komunikimi i presidentit Rugova me serbët lokalë ka qenë vazhdimisht nëpërmjet konferencave tëndryshme me gazetarë dhe deklaratave të ndryshme, nëpërmjet të cilave ua tërhiqte vëretjen atyre që të jenë të kujdesshëm me fqinjët shqiptarë, se edhe ata, pra edhe serbët janë popull i vogël.