Pse po ndërlidhen pazaret e Hashimit me Gjykatën speciale?

11.06.2019 10:15:56

Nga Rexhep Kastrati

Ka kohë që injorantë të mediave që paguhen dhe kontrollohen nga vegla të Hashimit po i japin fort tezës së gjoja Hashimi po bën pazare me Vuçiqin për të shpëtuar nga Gjykata speciale.

Kjo tezë sa është shpërfaqje e injorancës mediale, po aq është shpërfaqje e tendencave për të fshehur të vërtetën për këtë çështje, si mënyrë për të fshehur gjithë ngjarjet që lidhen me periudha përkatëse.

1. Ndërlidhja e pazareve të Hashimit në funksion të ndarjes së Kosovës me Gjykatën speciale, e bie këtë çështje më 2015 kur është miratuar kjo Ģjykatë. Më këtë sikur fshihet periudha 1999-2015, kohë kur ka ndodh ndarja e brendshme e Kosovës, është konsoliduar kjo ndarje, është legjitimuar dhe është legalizuar, për të mbërritur kulmin më marrëveshjen e 19 prillit 2013.

2. Ndërlidhja e pazareve të Hashimit në funksion të ndarjes së Kosovës me Gjykatën speciale, sikur ka të bëjë me profilin politik, agjenturor dhe sicio-historik të Hashim Thaçit, sepse po lë të nënkuptohet se po të mos ish kjo Gjykatë, Hashimi nuk di të bënte pazare të tilla, e që rrëzohet nga pika e mësipërme lidhur me historikun e ndarjes së brendshme të Kosovës.

3. Ndërlidhja e pazareve të Hashimit në funksion të ndarjes së Kosovës me Gjykatën speciale, sikur lë të nënkuptojë se gjithë bota qenka për ndarje të Kosovës dhe paska shpikur Gjykatën speciale di mënyrë për ta detyruar Hashimin ta pranojë ndarjen.  Është e qartë se kjo absolutisht nuk është e vërtetë!

4. Ndërlidhja e pazareve të Hashimit në funksion të ndarjes së Kosovës me Gjykatën speciale, në fakt, sikur po synon të paraqesë si akt të dëmshëm miratimin e kësaj Gjykate nga ana e Kuvendit, se po të mos ish miratuar, Hashimi nuk kish bërë pazare në dëm të Kosovës.

Të gjitha këto aspekte, tezën sipas të cilës Hashimi bën pazare në funksion të ndarjes së Kosovës për të shpëtuar nga Gjykata speciale, edhe pse si tezë paraqitet nga të ashtuquajtur portale pro LDK, në të vërtetë është tezë e prodhuar nga veglat e Hashimit që bëjnë se e shajnë atë!

Po pse e bëjnë e bëjnë një ndërlidhja të këtillë këto farë portalesh dhe këta injorantë që bëjnë se e shajnë Hashimin?

1. Bartja në kohë e ndarjes së brendshme të Kosovës nga Hashim Thaçi, nga viti 1999 në vitin 2015, bëhet për të fshirë një epokë të tërë, epokën kur ka dal në skenë linja e Tiranës/Kretës, kur është forcuar e konsoliduar ajo, kur linja institucionaliste në përgjithësi, e LDK në mënyrë të veçantë u godit në të gjitha aspektet: njerëzore, se u vranë shumë personalitete të saj; të luftës speciale, se u zhvillua një luftë e egër speciale që synonte ta paraqiste si një lëvizje kundërkimbltare; të çarjes së saj, se u la më 1999, 2004 dhe më e rënda më 2006: se më 2004 u vunë themelet e njohjes ndërkombëtare të ndarjes së brendshme; se edhe para Gjykatës speciale ka pasur një proces pazaresh që kulmuan më marrëveshjen e vitit 2013.

2. Frika që ekziston te dy linjat komplotiste: të linjës komplotiste të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FARK-ut, dhe linjës komplotiste e identifikuar si linjë komplotiste e vitit 2006/2015, qoftë për faktin se mund të jenë objekt të Gjykatës speciale, qoftë për krime lufte, qoftë për përfshirje në çfarëdo forme edhe në vrasje të ndryshme edhe politike, edhe jo politike.

3. Vënia në funksion propagandistik të Gjykatës speciale për qëllime të luftës propagandistike brenda llojit, qoftë edhe për shkak të supozumeve për çarje ndërmjet Hashimit dhe Kadriut, e që i përngjan sagës mediale të tipit të Batonit dhe Beratit, më ç’rast njëri bën se mbron Hashimin, kurse tjetri bën se gjoja e shan atë. Kjo do të thotë se edhe të ashtuquajtura portale gjoja pro LDK, por që kontrollohen nga njerëz të SHIK-ut, janë të përfshirë në një lojë të tillë propagandistike, përveçse janë të përfshira në linjën e komplotit Skënderaj-Orizren-Prishtinë!