Pse rrjedha e negociatave Serbo-Kosovare në Bruxel, ka rreshqit në drejtimin e gabuar?

04.03.2020 12:00:15
Nga Adem Bytyçi
Pala Kosovare e ka lazdruar Serbinë gjatë negociatave në Bruxel, pastaj duke e parë palën Kosovare të njëjten gjë e ka bërë edhe Bashkimi Europian!
Në momentin kur Gjykata Ndëkombëtare e drejtësisë, me kërkesën e shtetit serb, e ka vlerësuar si të ligjshëm shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia, pala Kosovare ,nuk ka qenë dasht t’i bëjë as një konceision Serbisë në dëmë të sovranitetit dhe rregullimit të mbrendshëm kushtetues të Kosovës!
Ekziston përshtypja se negociatatë Kosovaro-Serbe në BRUXEL nuk kanë qenë edhe aq transparente për opinionin Kosovar, madje ekziston dyshimi i bazuar se negociatatë në mes Kosovës dhe Serbisë  në Bruxel, dhe kudo tjetër kanë marrë kohjen e kundërt me interesat ligjitime të Kosovës, me gabimët e përfaqêsueseve Kosovar në këto negociata sa që korigjimi i tyre në të ardhmen dukët të jetë i pa mundur në  të drejtën e Kosovës…
Edhe në këto momente kur SHBA-ja, po bënë përpjekje për relaksaur raportet ekonomike Serbi , Kosovë, Serbia është shumë agressive në rrugëtimin e saj drejtë çnjohjeve të shtetësisë Kosovës.
Kosova duhet të ndryshojë qasjen e negociatave me Serbin dhe faktori politikë Kosovar duhet të jetë më unik në raport me Serbinë, e jo konfuz dhe içakorduar siq është në këto momente, sepse kështu Serbia , edhe pse pa të drejtë pêr shkak të dobësisë së faktorit politikë kosovar-shqiptarë ,ka filluar të fitojë simpstin edhe të miqëve të Kosovës, lajm shumë i keq dhe i dëmshëm për të ardhmen e Kosovës…
Serbia, me elekuencën e saj diplomatike dhe me dobësit e stablishmentit politikë të Kosovës, ka filluar t’i shendërrojë në PRRALLA   negociatatë  Kosovaro,Serbe për shkak të mos seriozitetit të palës Kosovare dhe përqarjës dhe mos uniteti të faktorit gjithë shqiptare kundër kërkesave hegjemoniste dhe aneksioniste të Serbisë ndaj Kosivës!!!