Pse Serbët u bënë vasal të parë, të Perandorisë Osmane!

18.01.2019 12:37:59

Nga: Skender Jashari

Në  Betejën  e Maricës, ku u ndeshën më 26 shtator 1371,  sllavët  e Gadishullit Ilirik( Serbët dhe Bullgaët etj) me Perandorinë  Osmane,  pas mposhtjes   dy princët  serb,  pranuan  nënshtrimin. Ata  u bënë  vasal  të  Perandorisë  Osmane,  duke  i dhënë  kontribut edhe në ushtar për  zgjerimin e kësaj  perandorie. Ky rast  shënon   rastin e  parë  që   Ortodoksizmi bashkohet  me  Islamin, për  t’iu  kundërvënë  Europës( nënkupto  katolicizmit). Këtë  rrugë  do ta ndjeknin të gjithë  ortodoksët  e  Gadishullit  Ilirik.

Në  Betejën  e  Kosovës,  më 1389,   po ashtu ishte  princi  tjetër  serb, që  tradhtoi  Aleancën e  të Krishterëve( katolik dhe ortodoks  të Ballkanit),  dhe  si rrjedhojë e  së  cilës Perandoria  Osmane  arriti të  fitonte  këtë  betejë! Kjo betejë   tregon shumë  informata të rëndësishme, sidomos  sa i përket raporteve dhe preferencave të  ortodoksëve sllav, karshi  katolicizmit( Shqipëtarëve, si të vetmit  katolik, përfaqësues të  civilizimit europian) dhe  raporteve  me islamin. Ishin të parët  ortodoksët  që  krijuan  afërsi me   botën  islame( nënkupto Perandorinë Osmane), prej  nga deri më sot, i dëgjojmë  sllavët që thonë:” më i afërt  është  muslimani sesa  llatini( katoliku)” dhe  anasjelltas i dëgjojmë  islamikët( madje edhe islamikët shqipfolës), që thonë:” më i afërt është shkau  ortodoks sesa  Shqipëtari katolik!”

Pas Serbëve  këtë  rrugë  do ta  ndjeknin  të gjithë  ortodoksët  e  Gadishullit  Ilirik-Ballkanik!

Më 29 maj 1453,  Sulltan  Mehmeti hyri në  Konstantinopojë,  ku Katedralën  e  Konstantinopojës e ktheu  në  Xhaminë e Shën Sofisë, duke  deklaru si kryeqytet të  Perandorisë  Osmane dhe duke  konsideru veten  si  trashëgimtar  ligjor të  Perandorisë Romake. Sulltani falë inxhinierit  Orban,  i cili ndërtoi 3  topa gjigandë, të panjohur  deri në atë  kohë, ishte arma  kryesore  që  mposhti muret  e  Konstantinopojës. Me rastin  e  çarjes së  mureve dhe  mbi gjitha efektit psikologjik  që  shkaktonin  këto  armë të panjohura  deri atëherë- topat  gjidand( për nga  kalibri dhe forca  shtatërruese), u arrit  mposhtja  e   Perandorit   Konstantin XI Paleologu  me  8.000  kështjellarët  që  e mbronin! Forca  osmane  ishte   mes 75.000-100.000 rrethues. Mbrojtësit e  Konstantinopojës, nuk pranuan  vasalitet,  mbrojtje dhe aleancë  nga Europa, ngaqë  ishte  tepër e  theksuar edhe  armiqësia  sidomos  kundër Vatikanit.

Më 1 qershor  1453, vetëm  3  ditë pas rënijës  së Konstantinopojës, Sulltan  Mehmet  Pushtuesi, ia  bleu  rrobet  fetare  Genadiusit dhe  u zhvillu  procesioni  i Patriarkut   të  Konstantinopojës. Pajtoi  Islamin  me  Krishterimin Ortodoks,  duke  e thellu edhe më shumë  ndarjen  mes  Krishterimit  katolik  me  atë  Ortodoks( e  cila ndarje   që  nga 1054  në vazhdimësi  u  thellu)!

Çështja  filloi më herët, me  ndarjen  e  Kishës, më 1054, në Kishën  Katolike dhe Ortodokse, kjo ndarje u thellu edhe  më shumë  në  Gadishullin  Ilirik. Sllavët shumica  mbetën  në Kishën  Ortodokse, rroli i  kishës së tyre  ishte tejet i fuqishëm. Madje Car Dushani edhe në Kodin e  tij, e  kishte  përligj  gjenocidin  kundër  katolikëve( që ishin vetëm Shqipëtarët). Kodi i tillë,  ishte  akti i parë  gjenocidal  i përpiluar  nga  Kisha  Ortodokse  Serbe,  në  zhdukjen  e Shqipëtarëve  katolik, pastaj  çdo memorandum, elaborat, projekt  dhe ligj  shovenist  serb, do  përshkohej  nga kjo frymë! Kisha  Ortodokse  serbe, ishte  helmuar nga  shovenizmi i saj  anti-Europian,  sa  që  Shqipëtarët  katolik, në  Gadishullin Ilirik  i shihte  si rrezikun më serioz, shkaku  që  Principatat  a  vendet  Europiano-perëndimore  do mund të përdornin  Atdheun  tonë, si trampolinë   për Kryqëzatat  anit-islamike( nënkupto  edhe  anti-ortodokse)!  Kjo  besohet  dhe bazohet sipas gjitha  burimeve  historike, që ishte  aryseja  përse  serbët ishin të  parët  që    pranuan  vasalitetin ndaj  Perandorisë Osmane, e  nuk  pranuan  vasalitet dhe as aleanca  me  vendet  Europiane( katolike)! Të njejtën  rrugë  do e  ndjeknin edhe   të gjithë  të  krishterët tjerë  ortodoks, siç ndodhi edhe  me  grekët, bullgarët etj. Andaj  shkaku i kësaj, edhe do shquheshin në  gjenocidin kundër “katolikëve”, pra  kundër Shqipëtarëve,  dhe për më shumë  shihet  interesi i Kishës ortodokse serbe, në  islamizimin  a tjetërsimin  fetar nga  katolicizmi i Shqipëtarëve. Andaj kisha  ortodokse serbe ka frikë në shpirt që t’i shohë  Shqipëtarët si katolik!

Madje  edhe  Osmanët  e nuhatën këtë, sa  që sulltanët  ishin të  njohur  për  aplikimin e parimit  “përçaj  e  sundo!” Duke  e pa  që  Kisha  Ortodokse( popullata ortodokse dhe klerikët  e Kishës  Ortodokse  ishin tejet  të  armiqësuar  me katolikët[1]  më shumë  preferonin  Islamin sesa Vatikanin[2]). Andaj  të gjithë  këta  pranuan  më parë t’i  dorëzohen   Sulltanit  Osman, e  jo të  pranonte   Vatikanin. Kjo e shtyri   Sulltan  Mehmetin  që ta  lejonte  Kishën  Ortodokse të  kishte  autonomi për të  përfitu  besnikërinë e  tyre.  Pastaj  duke  e parë  që   pjesa më  e  madhe e  Gadishullit Ilirik, tashmë  shtrihej nën  autoritetin e  Patrikanës së Stambollit( pra ishin të ritit ortodoks) dhe vetëm  Shqipëtarët  bënin përjashtm. Sulltan  Mehmet Pushtuesi  e vendosi  Genadius Skolarius si Partiark të Konstantinopojës, ndryshe quhej edhe  Genadiusi II apo  Georgios Kourtesios  Scholarios,  ishte  Partiarku më   anti-Perëndimorë,  kundërshtuesi  më i madh i Bashkimit të Kishave dhe  unifikues  mes  ortodoksëve( veçmas  grekëve)  dhe  islamikëve( Osmanëve). Ky Patriark  i përbetuar   dhe mirënjohës  për  Autonominë  e  Kishës  Ortodokse nën Perandorinë  Osmane,  do ushtroj  terror mbi besimtarët   katolik nën këtë  Perandori, madje edhe përmes  besimtarëve  ortodoks! 

Bashk-sundimi  Osmano-islamik dhe  orodoks( sllavo-grek), për  mbi 550 vite në  Gadishullin  Ilirik, konsistoi  që   gjenocidi  të orientohej  vetëm  kundër  Shqipëtarëve. Në  ndarjen  e  Perandorisë Osmane, sipas  Mileteve,  të krishterët  ortodokës u  quajtën  “rum”, në këtë periudhë  u ushtru  terror  i vazhdueshëm  kundër  katolikëve  që të konvertoheshin në  ortodoks! Derisa  pjesa më e  madhe  e Gadishullit Ilirik ishte e pushtuar nga Osmanët, të  vetmit të Krishter  Katolik,  ishin  Shqipëtarët! Pra si  Sulltanati ashtu edhe  Patrikana e Stambollit( ortodoksët sllavo-grek), i shihnin  Shqipëtarët  si të vetmin  rrezik potencial, sidomos  përmes  zbarkimit  nga Deti Adriatik në portet  Shqipëtare, të flotave  Europiane,  në nisjen  e Kryqëzatave  anti-islamike dhe anti-ortodokse. Këta i bashkoi “armiku i përbashkët” që  i quanin Shqipëtarët  katolik( edhe pse  disa burime  thonë  që edhe në këtë  kohë  një  pjesë   e  Shqipëtarëve ishin ortodoks, të ortodoksizuar me dhunë  nga   Car Dushani dhe Patrikana e Stambollit)!

Rreth 8  kryqëzata  Europiane, ndodhën  në vitet 1096-1270,  ku Deti Adriatik,  bregdeti Shqipëtar( nga  veriu deri në  Peloponez),  në  shumicën  e këtyre  kryqëzatave përdorej  si  port zbarkimi dhe pikë nisje të operacioneve ushtarake! Madje  edhe  planifikimi  i  kryqëzatave të mëvonshme, deri edhe  Kryqëzata  e  planifikuar që të udhëhiqej nga  Atleti i Krishtit-Engjulli Mbrojtës i Europës dhe veçmas i Shqipëtarëve( Gjergj Kastrioti), pikëfillimi kishin  Atdheun  Shqipëtar. Këto bënë  që  frika e Patrikanës së Stambollit( ortodoksëve  sllavo-grek) dhe  e njejta frikë edhe  e islamikëve Osman, të ishte  reale.

Më:18.01.2019