Pse Serbia po e mbllaçit çështjen e të ashtuquajturës “Shqipëri të Madhe”?

25.04.2017 14:17:23

Nga Rexhep Kastrati

Teza se shqiptarët duan të krijojnë të ashtuquajturën “Shqipëri të Madhe”, është tezë e hershme, e që Serbia e ka nxjerrë në tavolinë sa herë që i është dashur. Edhe pse si sintagmë terminologjike “Shqipëria e Madhe” nuk është shpikje e shqiptarëve, por në fakt ka qenë shpikje shkencës përendimore për të emërtuar atë që shqiparët e quajnë “Shqipëri etnike”, dhe është përdorur nga shkenca, politika, kisha dhe opinioni serb për të fshehur ambiciet e tyre për “Serbinë e Madhe”.

Me këtë tezë, Serbia ka arsyetuar qëndrimin hegjemonist ndaj shqiptarëve, sepse çdo angazhim të shqiptarëve për liri, e ka paraqitur si anagzhim të shqiptarëve për krijimin e një shtetit të madh të shqiptarëve muslimanë që rrezikojnë Evropën e krishterë.

Edhe gjatë viteve ’70, ’80 të shekullit XX, Serbia kishte arsyetuar hegjemonizmin kundër shqiptarëve me të njëjtën tezë, se shqiptarët duan ta prishin Jugosllavinë dhe të krijojnë “Shqipërinë e Madhe”. Dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore që u ka dhënë dorë serbëve për të mohuar të drejta plotësisht të barabarta në federatën jugosllave, përkatësisht për të mohuar statusin e republikës për Kosovën, qoftë gjatë viteve ’70 kur ka pasur një konsensus ndërmjet demonstruesve dhe udhëheqjes politike komuniste të kohës, qoftë edhe gjatë viteve ’80 kur shtypja e shqiptarëve dhe arsyeja për heqjen e autnonomisë së Kosovës lidhej me gjoja synimet e shqiptarëve të Kosovës për prishjen e Jugosllavisë dhe bashkimin me shtetin shqiptar, përkatësisht krijimin e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”.

Në këtë mënyrë, Serbia duke arsyetuar qëndrimin hegjemonist ndaj shqiptarëe, mbronte një lloj Serbie të Madhe me Kosovën dhe Vojvodinën brenda saj, kurse me ardhjen e Milosheviqit, edhe shpërfaqte ambicien për krijimin e Serbisë së Madhe sipas projektit “Naçrtanja” të vitit 1974.

Riakualizimi i kësaj teze tash, është vetëm një përpjekje për të fshehur apo arsyetuar synimet për ndarjen e Bosnjes dhe bashkimin e Republika Srpskës me Serbinë, e që e kam thënë vazhdimisht.

Në anën tjetër, akuzat ndaj shqiptarëve, përkatësisht teza se Rama dhe Thaçi po synojnë krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, janë vetëm ekzekutim i penalltisë që ia kanë mundësuar këta të fundit, në kontekst të aranzhimeve publike dhe jopublike të përbashkëta me Vuçiqin. Të kujotjmë këtu bisedat telefonike të Hashim Thaçit me Vuçiqin edhe për çështjen e FSK-së, por të kujotjmë edhe tregun e përbahskët dhe unioninin doganor si projekte të përbashkëta të Vuçiqit dhe të Edi Ramës.

Dhe këto akuza, si dhe deklaratat e Ramës dhe të Thaçit janë bërë dhe po bëhen në një kontekst të zhvillimeve socio-politike që mëtojnë të përmbysin institucionet e shtetit të Kosovës, të destabilizojnë shtetin dhe të hapin rrugë për koalicione dhe zgjidhje të dëmshme për Kosovën dhe për shqiptarët.

Dhe e kam thënë vazdimisht se Serbia po synon ta rrëzojë Qeverinë aktuale për një koalicion VV-PDK me kryeministër Albin Kurtin, për të hapur kështu kapitullin e ndryshimeve të kufijve në rajon në dëm të shqiptarëve e që do të mund të krijonin Serbinë e Madhe, Kroacinë e Madhe, por një Shqipëri të Vogël, sepse shqiptarët do të humbisnin territore, kurse Serbia dhe Kroacia do të merrnin territore.