Pse tokën bujqësore nuk duhet lënë djerrë?

09.12.2019 21:36:05

Nga: Adem Bytyçi

Toka e Kosovës është e bonitetit shumë të mirë!
Në këtë kohë masat agroteknike për punimin e tokës janë moderne, megjithatë për fat të keq toka bujqësore është lënë djerrinë me arsytimin se nuk ka leverdi të merrej me bujqësi, ndonëse më shumë shpenzohet se që fitohet nga kjo veprimtari!?
Shteti ,më beneficione, dhe masa tjera suplimentare duhet të përmbys mitin të bujqët se nuk ka leverdi të merresh me bujqësi duke e punuar tokën?
Kur dihet se bujqësia është degë strategjike e ekonomisë, përpjekjet e institucioneve për të zhvilluar bujqësin në Kosovë duhet të jenë konstante dhe shumë serioze!
Kurë kësaj i shtohet fakti se Kosova ,nuk i plotëson nevojat vetanake edhe sikur të punohej e terë sipërfaqja e tokës bukqësore ,e bënë edhe më të domosdoshme stimulimin e bujqëve nga shteti për të punuar Tokën bujqësore ,pa e lënë djerrë qoftë edhe një pedal të
sipërfaqës së tokës bujqësore!