Pse Xhevdet Mazrekaj fsheh shkrimin e Bardhyl Ajetit për Ramë Marajn, botuar 6 ditë para atentatit?

02.06.2019 20:29:18

Xhevdet Mazrekaj, atentati ndaj Bardhyl Ajetit është bërë më 3 qershor 2005, pra dy javë pas botimit të shkrimit për Baton Haxhiun, e jo 10 ditë pas botimit të atij shkrimi. Siç del edhe nga pamja e faqes ku është botuar ai shkrim, bëhet fjalë për datën 19 maj, e që i bie 15 ditë para atentatit.

Edhe pse bëhet fjalë për pesë ditë dallim, megjithatë, këto pesë ditë kanë rëndësi të madhe, sepse ndërmjet datës 19 maj dhe 3 qershor, Bardhyl Ajeti ka publikuar në faqen e www.trepca.net, një letër të hapur, me tl cilën, përveç opinionit vendor, i është drejtuar edhe Asociacionit të Gazetarëve Botëror me seli në Paris; Federatës së Gazetarëve Evropian me seli në Gjenevë; Komisionerit të Përkohshëm për Media, z.Robert Gillete.

Këtë letër të hapur, Bardhyl Ajeti e ka publikuar më 28 maj 2005, pra 9 ditë pas shkrimit për Baton Haxhiun, dhe vetëm 6 ditë para atentatit ndaj tij, dhe e ka publikuar në cilësinë e kryetarit të Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës – LGK,  të anëtarit të  rregullt i Asociacionit të Gazetarëve Botërorë me seli në Paris dhe redaktor në të përditshmën “Bota sot”.

Në këtë letër të hapur, Bardhyl Ajeti ka lartësuar personalitetin e Ramë Marajt, ka sjellë opinionet e disa personaliteteve politike të njohur, dhe ka shprehur shqetësimin se gazeta “epoka e re” dhe “express” kërojnë që Ramë Maraj të vritet.

Pra, është e qartë se Xhevdet Mazrekaj, sikur do ta fsheh këtë fakt, që ndoshta në gazetën e tij nuk e ka botuar, dhe zvogëlon distancën ndërmjet shkrimit për Batonin dhe atenatatit ndaj Bardhyl Ajetit.

Pse e bën këtë Xhevdet Mazrekaj? A mos ka dashur ta bëjë joekzistues këtë fakt dhe cili do të ishte interesi i tij për këtë?

Duhet të theksojmë se në mbititull të gjatë, Bardhyl Ajeti e ka paraqitur Ramë Marajn si këshilltar për çështje të sigurisë të presidentit Rugova, gjë që nuk është e sigurt, pasi që kolonel Tahir Zemajn nuk e kishte emëruar dot në këtë cilësi për shkak të ndërhyrjes së UNMIK-ut, pasi që çështjet e sigurisë ishin kompetencë e institucioneve ndërkombëtare.

A mos i ka penguar dikujt fakti se Ramë Marajn e kishte cilësuar si këshilltar për çështje të sigurisë i presidentit Rugova? Kujt mund t’i ketë penguar? Kolonel Tahir Zemaj nuk ishte gjallë, pasi që kishte dy vjet e gjysëm që ishte vrarë.

Gjithsesi, unë nuk dua të aludoj se Bardhyl Ajetin mund ta kenë vrarë kundërshtarë të Ramë Marajt brenda, rreth apo larg LDK-së, ashtu siç duket se ka aluduar Xhevdet Mazrekaj, duke iu referuar shkrimit të Bardhylit për Batonin.

Megjithatë, fshehja e kësaj letre, ndoshta adresimi i fundit i përmasave të tilla nga ana e Bardhyl Ajetit, dhe fokusimi te shkrimi për Batonin, lë shumë çështje të hapura!

http://www.trepca.net/2005/05/050528_bardhyl_ajeti_leter_e_hapur_kush_eshte_rame_maraj.htm