PSEUDOINTELEKTUALËT PODANIK QË PUNUAN PËR SHTETIN E SERBISË!

01.05.2019 12:03:35

Nga: Ahmet Asani

Serbia per te arritur qellimet e veta pushtuese e roberuese ndaj shqiptareve, vazhdimisht gjate tere historise ka vepruar me ndihmen e nje kategorie te spiujve besnik te posaçem te cilet i ka quajtur “podanik”, familje keto ne sherbim te shtetit të Serbise, te rekrutuara me pagese! Ne rrethanat e reja Jugosllavise së pasluftes se dyte boterore, ku prap serbet e kishin fjalen kryesore, UDB ne bashkepunim me KGB-en ruse e SHIK-un e Shqiperise rekrutuan nje kategori shume perfide te pseudointelektualeve shqiptarë qe punuan e punojne ende per Serbi. Keta spiuj te kesaj kategorie, per ti ruajtur nga dekonspirimi, shteti i Serbise i shpallte vet si te rrezikshem per shtetin! Perhapej lajmi ne popull se filan intelektuali eshte marr ne pyetje, eshte pushuar nga puna, ose ju desht ta linte punen e te shkonte diku tjeter e pallavra tjera, e ne fakt UDB vetem ua ndërronte vendin e punes dhe vendbanimit dhe ata me sukses vazhdonin te paraqiteshin para mases si te rrezikuar! Poqese analizohet mire kjo kategori e pseudintelektualeve medioker, atyre kurrë ne jete nje therrë në këmbë te atyre e as te anetareve te familjeve te tyre nuk ka hy! Nese jeta e tyre shikohet ne retrospektive, verejmë se kjo kategori kurr nuk kane qene t’pa pune, kurre nuk jane burgosur, ose nese jane burgosur kane shkuar ne burg me mision te posaçem! Po qe se analizohet mire kjo kategori e “podanikeve” nga fillimi deri ne fund te jetes se tyre, ata vetem i kane nderruar postet duke u ngritur lartë e me lartë ne poste te ndryshme drejtuese, nga fshatra ne qytete, nga provinca ne kryeqytete, nga shkolla fillore ne te mesme, nga te mesmet me universitete! Po qe se shikohet veprimtaria krijuese e intelektuale e kesaj kategorie te spiujve podanik te Serbise, ata gjate gjithe jetes se tyre nuk shkruajten as edhe nje rresht te vetem per vendlindjen e tyre para te ciles tere jeten u shtiren se e duan dhe se u rrezikuan per te! Ne fakt detyre e ketyre pseudointelektualeve podanik te Serbise, nga viti 1974 e kendej ishte indoktrinimi i rinise me ideologji stalinisto-enveriste, me ideologji antidemokratike e antiperendimore, në menyre qe populli shqiptar kurre mos te drejtohej ne rrugen e demokracise pluraliste dhe Serbia ti kishte duarte e lira para perendimit per ti denuar shqiptaret. Puna qe bene keta pseudointelektualë podanik te Serbise nepermjet ideologjise stalinisto-enveriste, eshte e njejt me punen qe po bejne ketu e 20 vite disa kolegë e nxenes te tyre nepermjet ekstremizmit fetar. Ate qe Serbia nuk arriti ta bente nepermjet veglave te ekstremit komunist, tani po e bene nepermjet veglave te ekstremit fetar! Dallimi mes spiujve te dyfisht komunistë qe punonin per SHIK e UDB dhe spiujve te dyfisht qe tani po punojne per sherbimet sekrete turko-arabe e UDB-en eshte vetem ne pamje, kurse ne permbajtja eshte e njejtë. Qellimi eshte largimi i shqiptareve nga Demokracia Pluraliste, largimi nga Perendimi dhe Amerika e kjo nuk duhet të ndodh kurrë – niemals – jamais – never!