PSG-Barcelona, dueli i “tridentëve”luksozë… (foto)

14.02.2017 10:04:50

Messi (32 gola) dhe Cavani (29 gola) janë golashënuesit e mundshëm në një ndeshje të mbushur me yje në sulm, ku spikasin edhe Neymar, Suarez, Di Maria, Draxler… Barcelona përballet me PSG-në të martën, në ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve, 2016-2017. Kemi një përballje mes të dytëve në renditjen e La Liga dhe Ligue 1. Një sfidë spektakolare në “Parc des Princes”. Luis Enrique ka të pezulluar Mascheranon, si dhe Aleix Vidal e Arda Turan të pamundur për të luajtur. PSG-ja, ndërkohë, vjen me Thiago Silva, në mbrojtje, të lënduar, dhe Thiago Motta, të pezulluar.

Të dy trajnerët, Luis Enrique dhe Unai Emery do të sulmojnë me “tridentët”e tyre luksozë. Në rastin e Barcelonës nuk ka dyshime për Messi-Luis Suarez-Neymar. PSG-ja, ndërkohë, do të përgjigjet me Di María (mund të luajë edhe Lucas Moura)-Cavani-Draxler. Uruguajani Luis Suarez është në një listë. Aji ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e fundit. Suarez ka grumbulluar 109 gola në 70 ndeshje (128 të luajtura). Bilanci është 65 fitore dhe 5 barazime. PSG, ndërkohë, është gjithashtu në një listë, e lidhur me 11 lojëra pa humbur: 10 fitore dhe 1 barazim. Trajneri i PSG-së, në 23 ndeshje të luajtura ndaj Barcelonës, ka 1 fitore, 7 barazime dhe 16 humbje. Dhe, në kapitullin e golave, regjistron 25 në favor dhe 58 kundër. Leo Messi, me 25 gola, është makthi i tij.

Përveç kësaj, ai ka humbur një gjysmëfinale të Kupës së Mbretit (kur drejtonte Valencian) dhe një finale të Superkupës së Europës dhe Kupës së Mbretit (si trajner i Sevilla). Ai është mundur nga Barcelona edhe në Ligën e Kampionëve, kur ishte në stolin e Spartak Moskës (3-2 dhe 0-3). Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, paralajmëroi të enjten se “PSG-ja nuk ka qenë kurrë një rival i urtë, apo i nënshtruar”. Një mënyrë për të frenuar euforinë e të tijve, që mund të marrë frymë pas fitores së fundit, 6-0, në “Mendizorroza”. Megjithatë, spanjolli është strateg, që gjithmonë ka kërkuar respekt maksimal për kundërshtarin. Dhe mos harroni se çdo ndeshje është një histori më vete. /telesport.al