PSG, Cavani drejt largimit, klubet në radhë për të

27.09.2017 14:27:12

E ardhmja e Edinson Cavani larg Paris Saint Germain. Konflikti mes sulmuesit urguaian dhe Neymar, po kalon përmasat e një debati të zakonshëm. Tashmë cështje ka kaluar në aspektin personal. Cavani  ka një kontratë me klubin parizien që skadon më 2020, por  ndoshta bashkëpunimi mes palëve  do të ndërpritet shumë me hërët se afatet e parashikuara. 9 gola të realizuar në 8 tatikime,  nuk i mjaftojnë “El Matadorit” për qënë një element i vlerësuar nga drejtuesit e skuadrës, sepse ardhja e Neymar e ka eklipsuar totalisht sulmuesin.

Madje,drejtuesit e klubit parizien po mendojnë largimin e  Cavani-t dhe ndoshta një gjë e tillë mund të ndodhë që në merkaton e Janarit. Është drejtori sportiv i PSG, Antero Henrique ai që ka  marrë një vendim të tillë.  Në fakt ky vendim ka bërë të dalin në skenë dhe  kandidatët e parë që kërkojnë të kenë në dispozicion shërbimet e El Matador  Në Spanjë është Reali i Madridit. Formimi i dyshes Cavani-Ronaldo do të knaqte jo pak tifozët madrilen, por edhe vetë teknikun Zidane.

Në Angli tre janë pretendentët, Chelsea, Everton dhe Man.United. Transferimi tek Bayerni i Mynihut është një tjetër opsion i mundshëm, gjithmonë nëse në Janar nga radhët e bavarezëve do të largohet bomberi polak, Robert Lewandowski. Napoli gjithashtu e dëshiron rikthimin e Cavanit, i cili gjatë kohës kur aktivizohej tek ekipi jugor arriti të realizonte 104 gola në 138 takime. Paga që përfiton momnetalisht sulmuesi tek Psg është 12 milionë Euro në sezon, por situata aspak e mirë që po kalon , e detyron 29-vjecarin të pranojë reduktimin e shumës, vetëm për të nisur një aventurë të re larg Francës.