PSG tjetër sulm Barcelonës, gati t’i ‘rrëmbejë’ Coutinhon

31.10.2017 15:46:10

Pasi i mori në verë brazilianin Neymar, Paris Saint Germain është gati të hidhet në sulm për të marrë një tjetër yll, që është prej kohësh objektiv i Barcelonës.

Bëhet fjalë për brazilianin e Liverpool-it, Coutinho, i cili është shumë pranë transferimit te katalanasit, ndoshta që në merkaton e janarit, por situata e tij po merr një trajektore tjetër.

Me këmbënguljen e Neymar-it, sheiku i PSG-së është gati të bëjë edhe një sforcim tjetër, për të sjellë në kryeqytetin francez edhe Coutinhon. Lajmet më të fundit që vijnë nga Franca, flasin për një takim mes drejtorit sportive të parizienëve dhe menaxherit të Coutinhos, ku është diskutuar mbi opsionet e realizimit të marrëveshjes.

Mediat angleze pretendojnë për një akord paraprak mes Liverpool-it dhe Barcelonës, por dëshira e Coutinhos mund të bëhet vendimtare. Ky i fundit do të mirëpriste bashkimin me Neymar-in në Paris, ashtu siç luajnë bashkë edhe te kombëtarja braziliane.