Psalm për lirinë/ vargje nga Dije Lohaj

02.12.2019 21:08:38

PSALM PËR LIRINË

Me këmbë të stërlodhura
Zhurmojmë,
Në këtë zgavër të errët
Të lirisë,
Nga kataklizmi i kohës
Gulçojmë
E, mëkatet na ndjekin pas,
Me kurmin e grisur
Nëpër vitet e rrebeshta.

Me frymëmarrjen
E stërlodhur shqip,
Me gishtërinjtë e mekur
Shkruajmë plagët
Në lëkurën tonë të regjur…
Pakoja Ahtisari,
Haga,
BE,
Uashington…

E ata faniten
Të përjargur nëpër jetën tonë,
Pështyjnë në idhujt tanë
Dhe pamëshirshëm
Na shungullojnë
Derisa liria të ngjizet,
Tek globi zë e dridhet.