PSUP distancohet nga aksioni i studentëve për kishën serbe

17.09.2016 16:29:51

Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është distancuar nga aksioni simbolik për kundërshtimin e vazhdimit të ndërtimit të Kishës Ortodokse, aksion ky i realizuar gjatë ditës së sotme.

PSUP thotë se nuk ka marrë pjesë në aksionin e sotëm për shkak se sipas tyre, kanë marrë informacione se këtij aksioni do ti bashkoheshin edhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të nderuar studentë, ne sot si Parlament i Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kishim paralajmëruar një komunikatë dhe një aksion simbolik në kundërshtim te vazhdimit të ndërtimit të Kishës Ortodokse dhe ceremonive fetare brenda kampusit dhe në aksion do të merrnin pjesë vetëm studentët e Universitetit të Prishtinës dhe organizata studentore, mirëpo para se te fillonte aksioni ne morëm informata se ne aktivitetin simbolik do te marrin pjese edhe anëtar te Lëvizjes Vetëvendosje te cilët do ta manipulojnë dhe shndërroj aktivitetin si të dhunshëm dhe ne si Parlament Studentor nuk pranuam dhe nuk morëm pjesë në këtë aktivitet”, thuhet në reagim.

Ata thonë se do te qëndrojnë larg politikës dhe gjithashtu i dënojnë sjellet e dhunshme të cilat sipas tyre u shfaqen sot ne emër të studentëve.