Publikohen fotot nga aksidenti i zyrtarit Spasov (Foto)

29.10.2016 12:25:37

Zëvendës ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Dime Spasov, mbrëmë ka aksidentuar disa vetura në lagjen Taftalixhe në Shkup.

I njejti e ka demantuar lajmin duke e klasifikuar si sulm nga portalet pro opozitës.

Dëshmitarët thonë se ministri Spasov dhe vozitësit e tij kanë ikur nga vendi i ngjarjes për t’i ikur përgjegjësisë.

Por, tani fotot dalin dhe të njejtat Telegrafi i transmeton për lexuesit.