Publikohen momentet e vrasjes së të riut në Pogradec (Video +18)

20.09.2016 19:07:02

Bëhen publike pamjet e vrasjes së Fabio Hilës në Pogradec, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë. Jetaoshqef.al ka bërë publike video nga ngjarja në Pogradec, ku mbeti i vrarë 18-vjeçari Fabio Hila.

Në pamje duket momenti, kur viktima, sipas raportuesit, gjuan me karrige Muçollarin. Në këtë moment të gjithë të pranishmit ngrihen dhe largohen me vrap, kur shohin autorin e vrasjes i cili rikthehet drejt viktimës me kallashnikov.

Ky i fundit hyn në lokal dhe vret Fabio Hilën.

Pas disa sekondash, pas vrasjes, duket një person i tretë i veshur me të zeza, i cili mban kallashnikovin në duar (nuk dihet se si ka përfunduar arma në duart e tij).

Në fund të videos, autori del nga lokali, i rrëmben kallashnikovin personit me të zeza dhe largohet me vrap.

Fabio Hila u vra më 13 shtator në Pogradec, pas një konflikti me Muçollarin, shkak i të cilit ishte një vajzë./JOQ/