Publikohen pamjet e aksionit kundër puçistëve, në Kullën e kontrollit të Aeroportit Ataturk (Video)

24.07.2016 14:45:34

Janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë në kullën e Aeroportit Ataturk, në të cilat tregohet operacioni i forcave të Policisë së Stambollit kundër ushtarëve puçistë që kishin marrë kontrollin aty. Operacioni është ndërmarrë pak para se të ulej aeroplanin i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Sipas informacioneve, pasi u informua që Erdoğani do të ulej aty, Policia e Stambollit kanë ndërmarrë një operacion në kullën e trafikut ajror, me urdhër nga drejtori i Policisë së Stambollit, Mustafa Çalışkan.

Në një operacion të shpejtë, forcat speciale policore arritën të marrin kontrollin, duke mënjanuar kështu një incident të mundshëm gjatë zbritjes së aeroplanit të Erdoğanit.

Në pamjet e kamerave të sigurisë duket qartë hyrja e forcave speciale duke thyer derën e kullës, si dhe dorëzimi i një prej ushtarëve që ndodhej aty.