Publikohen pamjet e momentit të vrasjes së sulmuesve të Londrës (KUJDES! Pamje të rënda)

07.06.2017 22:47:09
Daily Mail ka publikuar një video të momentit të vrasjes së sulmuesve të Londrës, të cilët ditë më parë lanë të vdekur shtatë persona dhe lënduan 48 të tjerë.

Pamjet e kapura nga CCTV tregojnë momentin kur tre terroristët e sulmojnë një burrë që po ecte në hyrje të Borough Marketit me policinë që vjen menjëherë.

Zyrtarët policorë kanë hapur zjarr në drejtim të sulmuesve duke i lënë të vdekur.

Sulmuesit tashmë janë identifikuar, dhe janë: Khuram Shazad Butt, Rachid Redouane dhe Youssef Zaghba.

Kujdes, pamjet mund të jenë të rënda.

pamjet1 pamje2 pamje3 pamje4