Publikohet dokumentari me pamjet brenda tempullit të iluminatit (Video)

24.10.2016 11:28:39

Një djalë i ri ka vendosur të realizojë një dokumentar të shkurtër disa minutash, të cilin më pas e ka hedhur në Youtube disa ditë më parë dhe ka marrë mijëra klikime deri më sot. Ka zgjedhur të trajtojë një temë sa të veçantë, aq edhe mistike apo të ndaluar.

Bëhet fjalë për vrojtimin e filmimin brenda tempullit të Iluminatit. Ai ka dalë në një prej rrugëve të Amerikës, në Uashington District of California dhe ka filmuar në të disa prej ndërtesave mistike, të cilat janë tempuj për shoqërinë sekrete.

Udhëtimi i djalit është tepër interesant në këto rrugë të mbushura me statuja dhe simbole. Pamjet janë tejet mbresëlënëse.

Nëse jeni kureshtarë dhe doni të dini diçka më shumë mbi këtë shoqëri dhe tempujt e saj, ju ftojmë të shikoni dokumentarin e mëposhtëm.