Publikohet fletëvotimi për zgjedhjet e parakohshme në Drenas, figuron edhe Naim Bazaj

25.11.2016 18:20:59

Një draft-fletëvotim që do të përdoret në zgjedhjet lokale në Drenas është duke qarkulluar së fundmi nëpër rrjetet sociale.

 

Në draft-fletëvotimin e publikuar shihen edhe dy kandidatët që kishin pretenduar të hiqen nga gara, Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani janë pjesë e fletëvotimit.

Me gjasë, ky edhe do të jetë fletëvotimi që banorët e Drenasit do ta plotësojnë më 4 dhjetor.

Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani zyrtarish kishin kërkuar të hiqen nga lista, por PZAP-i e kishte hedhur poshtë vendimin e KQZ-së.