Puçistët e vrarë do të varrosen në “varret për tradhtarë”, që kalimtarët “t’i mallkojnë”

21.07.2016 15:55:41

Kryetari i Stambollit, Kadir Topbas, ka vendosur që të ndajë një hapësirë për “varrezat e tradhtarëve” ku qytetarët do të mund “ t’i mallkojnë puçistët”.

Pas përpjekje për grusht shteti më 15 korrik , i cili vrau 246 njerëz, duke përfshirë një numër të madh të policëve dhe civilëve, varrezat nëpër Turqi kanë refuzuar të varrosin ata që kishin komplotuar kundër qeverisë në Ankara , raporton RT.