Pukë/ Përkujtohet 105-vjetori i lindjes së Migjenit

11.10.2016 12:52:34

Në këtë kuadër u mblodhën njerëz të letrave shqipe, artistë e gazetarë nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi

Bashkia e Pukës e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe organizata të ndryshme joqeveritare përkujtoi 105-vjetorin e lindjes së poetit të madh, Millosh Gjergj Nikolla, “Migjeni”. Njerëz të letrave shqipe, artistë e gazetarë nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi mbërritën në Pukë, duke vizituar fillimisht shtatoret e Migjenit, vendosur në qendër të qytetit të Pukës, ku u shprehën se respekti që i bëri Puka jo vetëm po e nxjerr nga pluhuri i harresës, por po sjell në vëmendjen e të gjithë shqiptarëve jetën dhe veprën e tij. Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj duke ju uruar mirëseardhjen miqve nga Shqipëria dhe diaspora, tha se Bashkia e Pukës i dha që në krye të herës vlerësimin e merituar Migjenit. Vendosja e shtatores së tij ishte një ogur i mirë, pasi u pasua e po pasohet nga dhjetëra investime për transformimin e qytetit në një qytet europian. Artistja e Merituar Tinka Kurti tha se Puka po i jepte vlerën e merituar Migjenit. “Ai është i papërsëritshëm, unë jetoi me te kudo ku jam dhe nëse jam kjo që jam jam pikërisht fal inspirimit nga Migjeni”, u shpreh Artistja e Merituar, Tinka Kurti. Në këtë kuadër u zhvillua dhe Festivali i Poezisë me motive Migjeniane, ku më shumë se 60 poetë konkuruan me krijimet dhe interpretimet e tyre, ndërsa veprimtaria u cilësua si një gjetje në kohën dhe në vendin e duhur. Në këtë kuadër u zhvillua dhe Festivali i Poezisë me motive Migjeniane, ku më shumë se 60 poet

konkurruan me krijimet dhe interpretimet e tyre, ndërsa veprimtaria u cilësua si një gjetje në kohen dhe në vendin e duhur, teksa shume nga poetet konkurrues u shprehen se Pukën e kishin menduar një qytet ndryshe nga sa e gjeten, duke e konsideruar atë një mrekulli.

Veprimtaria është ndërthurur dhe më numrat artistik nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Pukë.

Në këtë kuadër Shtëpia Botuese “Migjeni” ka shpërndarë dhe çmimin “MIGJENI” për nxënësit më të mirë të shkollave të qytetit të Pukës, drejtuesve të të cilave ju dorëzuan dhe portretet e MIGJEN-it.