Punëtori rrëzohet nga kati i pestë

28.09.2016 12:36:32

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, të martën gjatë punimeve në një objekt ndërtimor, nga kati i pestë është rrëzuar një punëtor.

Ai ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore relevante dhe Inspektori Komunal i Punës.

 Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.