Punoja me e pa pagesë me nxënës shqiptarë

21.04.2019 10:13:26

Vazhdon nga numrat e kaluar (5)

Po e filloj aty ku e kam lënë dje.

Kjo është puna ime, si mësues por edhe aktivitete të lira

Edhe pse punoja pa pagesë si mësues e në aktivitete tjera, të domosdoshme, shpesh disa prindër edhe më ofendonin

Pavarësisht lodhjes e mërizisë, që e kisha lënë vendlindjen, në të vërtetë atdheun se kjo fjalë është neveritëse kur e kuptoj se sa e keqpërdorën lpk-istët`, këta që sot janë në pushtet e veglat e tyre, me fondin ”Vendlindja thrret”.

Jeta vazhdonte

Edhe unë isha në mesin e atyre 30 e ndoshta 50.000 mijë shqiptarëve që kisha ardhur si refugjat në Suedi (në fund të qershorit 1992).

Më shumë e dëshiroja vdekjen në Turjakë se sa jetën e azilantit në Suedi.Kishim cdo gjë, na jipte shteti por më merrte malli për Turjakën, edhe për lopët e delet, barinjët e pleqt por jeta vazhdonte.

Rruga e gjatë e rrugë pa kthim

Deri në Shkup udhtuam me një autobus të Kosovatransit e nga Shkupi, me një agjensi “Barileva” u nisëm për në Sofje, Bukuresht, Budapest, Bratisllavë, Varshavë e deri Gdansk, qytetin buzë Bltikut, qytetin e Solidarnostit të Leh Valensës.

Në Ystad, Rinkaby e Nynëshamn

Pasi zbritëm nga anija që ishim nisur nga Gdanski i Polonisë për në Ystad, natën e bëmë në një sallë të madhe sportive. Gratë dhe fëmijët i quan diku tjetër ndërsa burrat pritëm derisa Policia Suedeze i kreu procedurat zyrtare. Na regjistruan, në bazë të dokumentacionit që kishim, pasaportave por kishte edhe azilantë që nuk kishin asnjë dokument.

Në mëngjes u bashkuam me familjen dhe na dërguan në një qytezë tjetër të vogël, jo fort larg Ystadit. Në Rinkaby.

Ishte një qytezë e vogël por shumë e bukur.

Pas një një jave, dy autobusë me shqiptarë e boshnjakë na dërguan në  në transfer në Nynäshamn, më 2 korrik 1992. Unë me familjen time, vetë i pesti, u vendosëm në një dhomë të hotelit “Hotel Nynäs”, deri në fund të shtatorit ku përsëri, me dëshirën time me tranferuan në qytetin Valdemarsvik.

Isha shqiptari i parë në Mönsterås, Småland

Këtu, pasi e shkruajta një deklaratë bukur të trash e të përkthyer nga Ullmar Cvik, përkthyesi më i njohur dhe albanalog, Ento i të Huajve, më dha qëndrim të përhershëm (Permanent Uppehålltillståmd).

Përsëri, u shpërngula edhe nga Valdemarsviku sepse edhe më luti SIV (Statens Invadrarverket), ku dua të jetoj. Unë zgjodha Smålandin, qytetin Mönsterås, që ishte gati në Jug të Suedisë, nga shkaku i vetëm se ishte një shqiptar, Xhafer Durmishi, vëllai i shokut tim të studimeve, Dr. Xhevat Durmishit.

Në Mönsterås jetova 3 vjet, deri më 1996 ku përsëri u shpërngula në Halmstad, qytet në brigjet e Atlantikut.

Pas tri vjetëve, më 1999, u shpërngulëm (me familje), nga Halmstadi, në Malmö të Suedisë, ku edhe tash jetojmë.

Puna si mësues dhe shkollimi

Në Valdemarsvik, posa shkova dhe u vendosa në një banesë të madhe, me tri dhoma plus kuzhinë, të nesërmen më erdhën tre shqiptarë, që u prezentuan si përfaqësues të shqiptarë dhe më dëshiruan mirëseardhje. Më pyetën: 1. A don me e pagua 3%-in, 2. A don me i qu fëmijët në shkolllë, me mësim në gjuhën shqipe dhe a don me punua si mësues, vullnetarë. I pranova të triat dhe gruaja ime, Nexha tha edhe unë dua të punoj si mësuese.

Mësuesi më ka thënë pelë

Mësimin e filluam në dhomën time të pritjes. Unë punoja me nxënës të rritur e Nexha me më të vegjël.

Nxënësit ishin të rritur dhe e flisnin shqipen mirë sepse kishin ardhur, shumica para 2, 3 e 6 muajve.

Në Valdemarsvik kishte afro 40 familje shqiptare, një lagje dhe shumica përveç mësimit të obligueshëm në suedisht, mësimet i vijonin edhe në shqip që punonin 4 mësues, dhe unë e gruaja ime.

Një ditë në një orë mësimi, që kisha planifikua të flas për “Emrin”, si pjesë të ligjëratës, apo kategori leksiko-gramatikore, pasi i kisha shpjegua, numrin (njëjës e shumës ….) fillova të flas edhe për gjininë (gjininë natyrore dhe gramatikore) dhe për me qenë më i kuptueshëm, po marrë shembuk të thjeshtë, psh. djalë-(qikë) vajzë, burrë-grua, qen-kudër, kali-pelë etj.

Një vajzë kur shkon në banesë i tregon babës e nënes se mësuesi më ka thënë pelë …..

Përveç punës si mësues, kërkova nga udhëqja e Entit për të Huaj (SIV) që të kemi edhe ne shqiptarët një gazetë në gjuhën shqipe dhe unë, e kontaktova kryeredaktorin e Rilindjes në Zofingen të Zvicrës dhe Rilindja filloj të na vinte cdo ditë të punës.

Menjëherë filluam, bashkë me Selman Matoshin, një mësues muzike i mrekullueshëm dhe me ndihmën edhe të disa mësuesve të tjerë (Nazmiut, Skënderit…) filluam aktivitetin tjetër kulturor për 28 Nëntorin. Ai mori përsipër muzikën, kënget e unë i zgjodha tekstet, vjershat dhe dy drama të vogla dhe për herë të parë qyteti i Valdemarsvikut, foli, këndoi, recitoi e këndoi më çifteli shqip, më 28 Nëntor 1992.

Familja e parë shqiptare në Mönsterås

Në Mönsterås, isha i vetëm, nuk kishte asnjë shqiptarë. Pas disa muajve, në një qendër lokaliteti të Mönsteråsit, Blomstermåla dhe në Mönsterås, erdhën disa familje shaqiptare, por që nuk e kishin rregullua statuesin, pra nuk kishin ende te rregulluar të drejtëne e qëndrimit.

Ministria e Arsimit, më thirri dhe më luti mua dhe Nexhën që të punojmë  me nga 4 orë në javë mësim në gjuhën shqipe, në Blomstermåla dhe nga 2 orë në Mönsterås, natyrisht me pagë (rrogë).

Vitin tjetër, më 1994, u bë një amnisti dhe të gjithë shqiptarëve iu lejua qëndrimi në Suedi.

Atherë mua më thirrën që të punoj edhe në Oskarshamn, 30 km. larg Mönsteråsit, 18 orë (40 min.) në javë.

Në Halmstad

Në Halmstad, punoja 50% me disa nxënës, që kishin nevojë më shumë (dhe problematikë, që ikin nga orët etj.).

Kam punua edhe në Falkenberg, nëse nuk gaboj 40%, qytet në veri të Halmstadit.

Edhe ketu, në mënyrë të organizuar (unë dhe disa të tjerë, intelektualë, por jo mësuesit që punonin), pregatitën një program shumë të mirë kulturo-artistik për nder të 28 Nëntorit 1996.

Më 1999 erdha në Malmö, ika edhe nga Halmstadi, qyteti i bukur, qyteti buzë Atlantikut me plazhën më të mirë në Suedi sikur në Ulcin.

Përsëri në Småland

Sa erdha në Malmö, më 1999 dhe u vendosa në lagjen me 99, 99% të huaj, në Rosengård, më thirren nga Mönsteråsi dhe mu luten që të shkoj e të punoj si mësue se kishin ardhur afro 15, 20 familje shqiptare nga Bllaca (Maqedoni).

Pranova dhe e fillova punën, si përgjegjës i shkollës bashkë me një mësues suedez, që e quante vehten Pjer Shqiptari (Pierre Danielsson).

Na ndihmuan edhe disa mësues shqiptarë, disa javë e pastaj edhe ata më lanë vetem .

Këtu përveç punës si mësues, kisha edhe detyra tjera shumë të rënda. Fëmijët (nxësnësit) kishin nevojë edhe për ndihmë nga mjekët, psikologët etj. Drejtori i shkollës, na ndihmonte për cdo gjë që kishin nevojë nxënësit. Edhe biblioteka e qytettit, pasi kisha kërkua unë, na vinte rregullisht gazeta “Koha apo Kosova sot”, nuk e mbaj mend.

Këtu iu dhash detyrë nxënësve dhe disa prindërve që të shkruajnë përjetimet e tyre gjatë asaj kohe sa kishin vuajtur në Kosovë, më 1998, 1999 dhe ato i kam në arkiven time e besoj kur të kam kohë të lirë do ti publikoj.

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 21 prill 2019