Punoni tokën e kqyrni gjâen, “veteranë”!

14.03.2019 11:59:54

Nga Sinan Kastrati

(Vazhdimi i tretë dhe i fundit kundër “veteranëve” ose veteranëve mashtrues)

Veteranë të punëve të kota!

Vazhdon nga numri i kaluar, reagim kundër reagimit të “OVL-UÇK dega në Rahovec reagon ndaj shpifjeve të pseudogazetarit Sinan Kastrati për luftën e UÇK-së, të datës 11/03/2019

Vazhdon nga dy shkrimet e mëparshme, për “veteranët” e Drenofcit të Zatriqit,e “veteranin” e shumë zanateve Habib Nezir Zogajn e Turjakës, kojshinë tim. Ky është shkrimi im i fundit për “veteranët”.

Sigurisht se edhe ky shkrim imi, do të mbetet në arkivën time si një nga kujtimet më të paharrueshme për “Ditarin tim” të ardhshëm e për “veteranet” e shkuar e të harruar që ka me i mbulua balta e pluhuri i harresës.

“Veteranët” nëse duan mund edhe të qohen në “kryengritje të armatosur”, të grrithen e të qelen gjak, të kcejnë nga dritarët e të durojnë uni, të bëjnë grevë urie e çka jo tjetër, por më nuk humbi kohë me ta, sepse të folës për ta është, “si me rreh ujë në havan”, e me “rru voe”.

Unë e konsideroj të mbyllur “debatin” me juve veteranë mashtrues të Drenofcit të Zatriqit, në krye me Isuf Gashin (si Sahit Plisin e komedive të ditës) e të shoqatave të “OVL-UÇK në Rahovec dhe ”veteranit” të gazetarit, të të ”luftës”, të ”radios”, kujt tjetër pos të ”Kosovës së lirë”, ”veteranit” të arsimit, veteranit të ”luftë së UÇK-së” , Habibit dhe unë do të ia shtoja edhe një, “veteranit të punëve të kota”.

Ju shoqatat e veteranëve të Drenofcit të Zatriqit, hyzmeqarë e puthadorës të tjerë, të të gjitha pushtetve, sot (14 mars, në Ditën e Verës…në Elbasan) mora një një “vendim të rëndë”, vendosa që mos të shkruaj më shumë për juve, veteranë mashtrues e as për Habibin e zogjanëve të Turjakës, kojshinë tim.

Do të iu dëshiroja që edhe ju, pleqërinë ta kaloni sa më mirë sikurse edhe rininë e vonë por pa luftë. Ju keni vuajtur mjaft e tash meritoni që të keni edhe disa ditë të mira, aq sa iu kanë mbetur, në ditët e pleqërisë.

Veteranët e Drenofcit, si Sheh Miza i Stambollit

Ju “veteranë”, mund të porositni edhe gurët për varret tuaja, sarkofagë e mazoleume, të shkruara me shkronja ari shkrim kursiv, nekrologe e fjalë ndiesie që do ti mallëngjeni të afërmit tuaj, kut të vijnë me lule e të qajnë, të dënesin kur të lexojnë “për të bëmat” e juaja që (s`i) i keni bërë . Më besoni, se edhe unë, kam me shkruajt nga një “epitaf” për juve, nëse ma jep dikush “haberin” ose më shkruan “gazetari veteran”, Habibi.

E çka tjetër të mirë nuk do të iu dëshiroja juve që “e humbët” një pjesë të jetës duke shetitur herë maleve e herë fushave, ama me limuzina, për “lirinë” e Kosovës që populli të jetoj “i lirë”, ama ju ¨ti mbani frenjët” e jetës e të jetoni si sulltanë, apo si “Shehë Miza”.

Unë do të zgjedhi për juve fjalët më të mira të poetëve tanë, Agollit, Arapit e të Kadaresë e do ti shkruaj edhe në “Drrasë të vorreve”, nëse pajtohen familjarët.

Cila bejte ju pëlqen?

-A ju pëlqen një “bejte” e Kadaresë, e shkruar për ditën e fundit të vitit, 31 dhjetor?

-Tregoni, nëse ju shkon për shtati, do ti marrë këto vargje e do ti lus që ti lexojnë para ndonjë spiker apo spikericë e radios “Kosova e lirë” apo e ish RTP-së në Tiranë, para “shtatoreve”, “busteve” e “obeliskeve” tuaja!

“Desha t’ju uroja sonte gjithë të mirat
Juve të dashurve,
Juve të mirëve.
T’u uroja maleve pleqëri të mbarë
Fushave dhe deleve – pjellori;
Oxhakëve – tym të zi,
Nënave – qumësht të bardhë,
Rrugëve – zhurma kalamajsh,
Të rënëve – qetësi.” I. Kadare).

Kështu disi. Keni mundësi “korigjimi”, sepse jeni “të gjallë” o të vdekur.

Shkoni punoni bashqet

Kështu do të thonte edhe Volteri në “Emili ose mbi edukatën”.

Eh edhe unë çpo hy llugave, me “komandantët e me veteranët” duhet të flas gjuhën e “Partizanit Meko” …..

…..

Po kështu i propozuan opozitarët suedezë, që erdhën në pushtet edhe Göran Persson, ish kryeministrit suedez që vinte nga partia më e madhe, nga Sosialdemokratët, kur ky i humbi zgjedhjet.

Ata në “Riksdag”, në pallatin e parlamentit suedez në Stockholm, pallat i ndërtuar me gurë të gdhendur, e temelet në fund të detit, në ditën kur moderatët e muarën pushtetin, kryemistrit të mëparshëm, përveç falenderimeve, luleve e dhuratave tjera modeste, sepse ishte kryeministri më i sukseshëm, i dhuruan edhe një palë qizme llastiku që ta punoj tokën, si bujk.

Ai i pranoj ato lule, falenderime bashkë me shumë dhurata të tjera duke qeshur dhe vërtet edhe tash, Göran Persson e punon tokën me traktor dhe ka disa copë me lopë e vjeta.

Edhe unë do t`ju propozoja juve, “veteranë” mashrues, rrenca e zhvatës të “pasluftës”, ti k`theheni zanatit të moqëm! Ju ”veteranë” nga Drenofci, merruni me rrush e baston e Habibi le ti bân një tufë me dhen ose dhi si dikur …. kur Turjaka ishte me plot dhen e dhi e me qoaban, sikur Asllan Islami, Kamer Ilazi po edhe Habib Nezir Zogaj.

E di se tokë keni pakë dhe nuk është tokë “e parës kllas” por do t`u mjaftonte që të keni një jetë më të lumtur.

Göran Persson ka disa qindra hektarë tokë të punës, traktorë, dhe mjetet të tjera për bujqësi, male etj. Pak e pabesueshme për ju por kjo është kështu në Suedinë e largët e të ftoftë, ku edhe unë jetoj.

Suedinë e ftoftë po, por Suedia ka ”armë të nxeta”, që nga gjipëra, fabrikën e automobilave (Volvo…), kamionëve, autobusëve, trenave, anijeve, aeroplaneve luftarak (JAS) ndër më të mirët në botë, krejt falë punës e jo “veteranëve”.

Sefer Haxhia “suedez”

Pasi e mora qënrimin në Suedi PUT, (Permanent uppehållstillstånd i Sverige) Qëndrim të përhershëm në Suedi, zgjodha që të jetoj në krahinën Småland, aty ku ka lindur shkrimtarja më e dashur dhe më e madhe në botë, për fëmijë, Astrid Lindgren.

Arësye tjetër pse vendosa të jetoj atje ishte edhe një shkak tjetër. Aty jetonte vëllai i shokut tim më të mirë në jetë, Dr. Xhevat Durmishit, Xhafer Durmishi, bashkëpuntori më i afërt dhe më besnik i Jusuf Gërvallë.Isha ndër të parët shqiptarë në gjithë Suedinë që ma pranuan Azilin politik dhe po ju tregoj juve veteranë, se pas Ahmet Zogut, që thuhet se kishte kërkuar azil politik në Suedi, nuk kishte dëshmua më mirë se sa unë askush për gjendjen time, për të kaluarën timë e për jetën time ”të varfër” (lexo: të pasur) por të lavdishme me bollëk, me dokumentacion të mjaftueshë, edhe për gjendjen në Turjakë, lokalitet dhe në Kosove, por jo si ju, veteranë të rrejshëm. Ata më besuan dhe ende jam këtu por nëse e marrin ”vesh” që unë kam rrejtur ose kam ofrua ndonjë dëshmi të rrejshme, ata do të ma marrin shtetësinë dhe dotë më kthejnë atje, atje ku po jetoni edhe ju. Ka mundësi që edhe unë iu bashkangjitemi korit të rrenve të juaja për me mbijetua.

Para SIV, (SIV, statens indrarndrarverket), shkruajta afro 120 faqe dëshmi, e deklaratën për Entin e Huaj (SIV),ma përktheu përkthyesi më i njohur në Suedi, Ullmar Qvick (85 vjet)(Ullmari është i lindur më 13 qershor,1934 dhe është një ndër albanologët më të njohur të gjallë, të huaj që ka bota shqiptare. Ate e njoha përmes Xhafer Durmishit, gjithashtu përkthyes i legjitimuar dhe ndër përkthyesit më të mirë shqiptarë në Suedi. Po tregoj një rast: Kur ishte I Kadare,në Suedi, autori i Gjeneralit të ushtrisë e unë do të shtoja edhe, Gjenerali i Letërsisë Shqipe, Ullmar Qvick, e Xhafer Durmishi kanë përkthye, për të vetmen arësye; Gjuhën e pozisë dinë ta përkthejnë vetëm poetët, studjuesit e letërsisë dhe njohësit e kulturës, siq ishte Noli e … që e bëri William Shakespeare, Dramaturgun e Hamletit e klasikun e përbotshëm ….”të flas” shqip.

Njëherë tjetër do të flas për Albanologun Qvick por po kthehem prap në Småland aty ku jetojva tre vjet, me gruan dhe tre fëmijët e mi (Më vonë më lindi edhe një vajzë). Në Mönsterås, krahinë e Smålandit, me madhësi afërsiht sa Shqipëria e sotme, kohën e lirë e kaloja duke shetitur bregut të detit, shpesh vetëm. Dilja edhe në mal e shkoja në ndonjë fshat. Mërzitesha shumë. Më merrte malli jo vetëm për babën Ukë, se nëna më kishte vdekur por edhe për pleqt e katundit Turjakë, kastrat e zogjanë. Natën në ëndërra e ditën shpesh qaja e trupi me djersitej, bëhesha ujë. …

Hyja me një dhomë që mos të më shohin fëmija, e i kujtoja dasmat në Turjakë e te dajtë në Astrazub, kur isha i vogël e kur u bëra burrë. Dëgjoja këngë të shahirave të Vll. Drenofcit, Salihit e Ferizit por edhe të Drenofcit të Zatriqit, këngë që i kishte këndua Beq Jaha i Drenofcit të Zatriqit, më vonë Xhelir Islami e Muhamet Kajtazi nga Turjaka.
Turjaka, nuk më hiqej nga mendja
……
Jo larg qytezës ku unë jetoja (Mönsterås) që isha edhe banori i parë shqiptar, kisha një fshat, si fshatrat suedeze ku kishte ferma me lopë e me pula. Dhe kur më merrte merrte malli për tamël e mish pule, shkoja te fshatarët e i bleja shumë lirë.
Në fshatar që kishte një fermë me afro 300 lopë e po aq edhe vjeta, i hyra në huj. Aty merrnja tamel një herë në javë nga 10 kgr e mazë më jepte falas ndersa në sezonën e gjuetisë, merrja edhe mish kaprolli e mish lope, gjithsesi.
Fliste shpejt, e unë i thoja Sefer Haxhia, një katundar e kusheri i imi që e kisha dashur shumë dhe nuk arrita ta shoh për së gjalli kur u ktheva në Kosovë, pas 8 vjetëve në mëgim. Baca Sefë kishte vdekur, një vit para se unë të shkoj (më 1999).
Ai suedezi, ”Sefer Haxhiu” i Turjakës, pas tre vjetëve kur unë u shpërngula në një qytet tjetër më të madh, në kryeqytetin e krahinës së ”Hallandit”, në Halmstad, ku është edhe plazha më e madhe e Atlantikut në Suedi, u mërzit shumë, sepse shpesh rrinim bashkë.
Në vitin 1999 kur pushteti serb, i shpërguli shqiptarët më dhunë,në Maqedoni, dhe në Shqipëri (në Mal të Zi kishte më pak) atherë nuk kishte veteranë të UÇK-së, disa mijëra erdhën në Suedi, e nga ta, disa qindra, afro 20 familje u vemdosën në Blomstermåla.
Ministria e arsimit, ajo komunale, e komunës së Mönteråsit, ku unë kisha jetua tri vjet, mu luten që përseri të shkoj e ti ndihmoj refugjatët shqiptarë. Aty unë isha përgjegjës i shkollës shqipe, që një mësues suedez, ndihmës i mi e titulloj ”SHQIPONJA”.
Pra mua më ngarkuan të punoj si mësues përgjegjës për shkollën shqipe me nxënës të moshave të ndryshme, deri në 18 vjet dhe ma dhanë edhe një mësues ndihmës, asistent Pjer Danielsson. Mua më ndihmuan edhe tri mësuese shqiptare dhe një mësues, që i përshëndes kudo që ata gjinden. Ata ishin refugjatë dhe punonin pa rrogë, vullnetarisht.
Edhe për shkollën shqipe do të flas njëherë tjetër.
Dhe posa u vendosa ne një banesë, 300 km larg nga fëmijët dhe gruaja ime, banesë e mirë dhe ma mobiluan disa suedezë, falas, të nesërmen shkova te ”Sefer Haxhia”, suedezi, dhe mora edhe tamel.
Ai kur më pa nuk iu besonte syve të vetë dhe filloj ti fshij sytë me dorë. Unë i thash: -Po, po, unë jam Sinani.
Pastaj, ai më mori në shtëpi dhe më gostiti me ëmbëlsira e me kafe dhe filloj muhabetin për tokën e për lopët ….
-Sinan, kam blerë edhe pakëz tokë, ara e mal, 800 hektarë. Tash i kam 1.500 hektarë tokë.
Dhe biseda vazhdonte e Lars, ”Sefer Haxhia suedez”, dikur i tha Xhevatit: -Sinani ndoshta nu ik më nga këtu.
….
Zotrinj veteranë, ju nuk keni tokë sa fermerët suedezë, por sa për me mbet gjallë iu mjafton edhe ajo pakë tokë jo fort pjellore
Ju lutem ”veteranë”, kthehuni e punoni tokën e mbani gjâ (bagti)!

Lutjen time merreni seriozisht sepse iu luta tepër “seriozisht” dhe në mënyrë krejt dashamirëse.
Shkoni punoni bashqet e kqyrni mirë lopët! Mbillni kepë e hudra, por jo më shumë se nga dy lehë për arësyen e vetme: Nuk keni luftua, nuk e keni çlirua Kosovën …. as sa edhe dy lehë të kepëve, jo të hudrave!

Vazhdon (jo më për “veteranët”. Me “veteranët” e Drenofcit e kreva)

P.S. Ndoshta është e mjaftueshme për ju veteranë mashtrues e rrenacakë të pa kripë të përshëndetem me juve, ani pse nuk iu shkruajta sonete e nuk iu këndova serenada, ju të “Dashnorët e Venedikut”, sepse, ju të gjthat i meritoni.

Malmö, 14 mars 2019