Punonjësi i firmës vjedh kasafortën me miliona lekë

25.12.2016 15:56:48

Një burrë është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka vjedhur kasafortën e firmës ku punonte. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ndërsa një ditë policia ka bërë të ditur se ka dërguar në prokurori dosjen ndaj 41-vjeçarit me inicialet E. P.

Burime nga policia thanë se 41-vjeçari është punonjës në një firmë private, në rrugën “Reshit Petrela”. Ka qenë menaxheri i firmës 57-vjeçari me inicialet F. I., ai i cili ka bërë kallëzim se para disa ditësh, 41-vjeçari ka vjedhur në kasafortë ku ndodheshin 4.5 milionë lekë.

Pas denoncimit, policia e ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vjedhjes.