Pushimet kthehen në tragjedi për 5 pjesëtarët e familjes

20.08.2016 19:27:25

Një vajzë 2-vjeçare është duke luftuar për jetën, ndërsa babai i saj ka vdekur, pasi një dallgë e madhe bëri që ata së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes të rrëshqisnin nga shkëmbinjtë duke përfunduar në det.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Newquay, Cornwall të Anglisë.

Familja nga Surrey e përbërë prej 5 anëtarësh kishte shkuar me pushime në Fistral Beach, në Newquay, por një dallgë e fortë prishi gjithçka.

Pamjet tregojnë momentin e ndërhyrjes së ekipit të shpëtimit, të cilët nxituan për t’iu ardhur në ndihmë.

Gruaja u nxor në breg nga me anë të një anije shpëtimi, ndërsa dy fëmijët e tjerë kanë mundur të ngjiten përsëri mbi shkëmbinj. Ata më pas janë marrë me një ambulancë dhe janë dërguar në spital, ku po trajtohen për dëmtime të lehta.

Ndërsa burri dhe vajza e vogël u transportuan në spital me helikopter, pasi ishin në gjendje të rëndë. Por, vetëm pak më vonë burri fatkeqësisht u deklarua i vdekur, ndërsa vajza e vogël thuhet se është në gjendje të rëndë për jetën pas këtij incidenti të tmerrshëm.