Putin citon Kuranin, Erdogan dhe Rouhani shkrihen së qeshuri

18.09.2019 10:40:24

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar përfundimin e konfliktit në Jemen, duke cituar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

Këto deklarata Putin i bëri në kryeqytetin turk Ankara, në një konferencë ku ndodhej edhe Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe Presidenti iranian Hassan Rouhani.

Putin citoi një varg nga Kurani.

“Kujtoni të mirën që ua bëri Allahu ju, kur ju ishit armiq dhe ai bashkoi zemrat tuaja dhe u bëtë vëllezër, sipas dëshirës së tij’, citohet të ketë thënë Putin.

Kjo bëri që presidenti Erdogan dhe Hassan Rouhani të buzëqeshin në shenjë aprovimi

‘You became brothers by His grace’: Putin quotes Koran in appeal for peace in Yemen

READ MORE: https://on.rt.com/a1ue 

Embedded video