Putin dërgon ushtarë shtesë në kufijtë me NATO-n

08.08.2016 19:11:05

Raportohet se tanket ruse kanë lëvizur në territorin e pushtuar në Krimes, drejtë kufijve të BE-së, duke e rritur numrin e arsenalit luftarak në kufijtë me NATO-n.

Dëshmitarët kanë raportuar për sasi të mëdha të pajisjeve ushtarake ruse pranë qyteteve të Dzhankoy dhe Armyansk në Krime veriore, në afërsi të kufirit me Ukrainën, shkruan Sunday Express, transmeton Indeksonline.

Norman Dzhelalov, nënkryetari i Krimesë Tatar Mejlis, e cila përfaqëson grupin etnik gadishullin e Krimesë, ka shkruar në Facebook se “Dëshmitarët raportojnë se grupe të mëdha të pajisjeve ushtarake ruse kanë marshuar në afërsi Armyansk dhe Dzhankoy”.

Videoja e shfaqur tregon kamionë rusë të blinduar dhe transportuesit e trupave si pjesë e një karvani të madhe ushtarake duke lëvizur nëpër rrugë.

Rusia gjithashtu të dielën në mëngjes ka mbyllur pikat e kontrollit të saj përgjatë kufirit me Ukrainën.