Pyesim nënën/ Poezi nga Moza Reçi Shehi

01.11.2020 01:57:33
Pyesim nënën?
Do të pyesja si Esenini!?
“Nënë, gjall je!? “Se une gjall jam,”
Eca rrugëve kuturu, pa drejtim,
Në mendje e shpirtë, më ringjallesh si vegim,
Po të pyes prap, si Esenini?
“Nënë, gjall je?!” “Se unë gjall jam”
Ti nuk mu përgjigje! Se di përse?
Rrugës eci si një plakë e krusur.Të kërkoj ku je?
Nganjëherë ëndëroj si fëmijë,
Aroma e nënës, të më frymonte ,
Në prehërin tënd, gjumi të më zinte,
Të rrija me ty deri sa mëngjesi të gdhinte,
Përse të pyeste Esenini vall!?
“Je, apo s’je gjall”!? A thua për ty, ndjeu mall!?
Kaq shumë rëndësi kishte qënja jote!?
S’rreshtim, kërkojmë dhe kur s’je pjesë e kësaj bote.
E kuptoj përse kaq shumë e paska pyetur!?
Nëna dhe kur s’frymon, shpirtin bijëve u ka ndritur,
Kur dritë nuk ka pas, ajo prap e ka ndezur
Yjeve dhe hënës, dritën ua ka mbledhur.
Datë, 30/10/2020