Pyet kryeministri: Kujt po i pengon progresi dhe luftimi i korrupsionit?

08.04.2017 09:12:34
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duk komentuar raportet e organizatave ndërkombëtare për progresin në Kosovës, ka thënë se këto rezultate janë arritur më punë dhe jo më zhurmë e propaganda.

Ai ka thënë se vlerësimi për punën e Qeverisë së Kosovës vije nga organizata ndërkombëtare kredibile. Por, kryeministri në një postim në facebook, ka pyetur se kujt po i pengon progresi i Kosovës gjatë dy viteve të fundit, përcjell lajmi.net.

Ja postimi i tij:

Të dashur miq,

Janë tre organizata më kredibile ndërkombëtare që e lavdërojnë Kosovën dhe qeverisjen e saj: Freedom House (SHBA), Banka Botërore dhe Tubimi më i madh botëror i bizneseve.

Freedom House (Grafiku 1) evidenton se vetëm Kosova ka përmirësim nga vendet e rajonit në luftën kundër korrupsionit, në pavarësinë e gjyqësorit, si dhe në pavarësinë e mediave.

Gjatë këtij viti, 450 investitorë nga 54 vende të botës, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore e asociacioneve të biznesit nga e gjithë bota, i akorduan Kosovës çmimin për “Qeverinë më të mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë”.

Banka Botërore konfirmoi se rritja ekonomike në Kosovë më 2016 ishte më e larta në Ballkanin Perëndimor dhe se ka kontribuar konsiderueshëm në krijimin e vendeve produktive të punës.

Këto rezultate u arritën me punë dhe jo me zhurmë e propagandë e as me fushata. Ato figurojnë në raportet e institucioneve botërore. Nuk shlyhen!

Lind pyetja, kujt po i pengon progresi i jashtëzakonshëm i Kosovës gjatë dy viteve të fundit dhe posaçërisht lufta kundër korrupsionit dhe tenderomanisë ?!