Qëllohet 13 herë me revole para syve të dashurës në qendër të qytetit (Video, +18)

23.01.2017 20:53:50

Një vrasje brutale ka ndodhur në Floridë, ku një burrë është qëlluar 13 herë me revole në prezencë të dashurës që ishte me të në atë moment.

Vrasja ka ndodhur pranë një tregu të peshkut, ku dy burra shihen duke iu afruar viktimës,

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur Gary Walock 34-vjeç po futej në veturë së bashku me të dashurën e vet.

Në ato momente pranë tyre shfaqet një burrë me revole, i cili e qëllon Walock në shpinë dhe vazhdon ta qëllojë edhe kur rrëzohet.

Walock ka mbetur i vdekur në vend, derisa e dashura e tij e cila pa tmerrin është larguar nga vendi i ngjarjes duke bërtitur.