Qëllon gjashtë herë me revole mbi objektivin që e kishte vetëm dy metra larg, por asnjë plumb nuk e godet (Foto/Video)

23.11.2016 20:02:06

Një vrasës me pagesë është bërë gazi i botës, pas postimit të një videoje në internet që po bën xhiron e botës, ku shfaqet momentin kur vazhdimisht qëllon mbi objektivin që çuditërisht nuk goditet as edhe nga një plumb, edhe përkundër faktit që qëllon nga një distancë shumë e shkurtër.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e sulmit, kur një vrasës me pagesë futet në një zyre në Santa Clara afër qytetit Rio de Janeiro, Brazil, transmeton Telegrafi.

Me të futur në zyre, vrasësi nxjerr revolen dhe fillon të qëllon mbi objektivin që e kishte vetëm dy metra larg, por që çuditërisht e huq sa herë që e gjuan.

Objektivi pasi e kupton që vrasësi me pagesë nuk është i aftë në përdorimin e revoles, fshihet prapa tavolinës dhe karriges të cilat i përdorë si mburojë.

Sipas videos së postuar në internet, shihet vrasësi duke qëlluar gjashtë herë me revole, ku asnjë nga këta plumba nuk e godet objektivin.

2

3

4

5

6