Qemal Minxhozi: Të realizohen detyrat që në të kaluarën nuk kanë janë realizuar

05.02.2020 13:44:03

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, pas takimit me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve duhet të jetë i vazhdueshëm.

“Ky bashkëpunim duhet të jetë i vazhdueshëm më i thelluar dhe me rezultate më pozitive për rritjen jo thjesht të bashkëpunimit në përgjithësi, por sidomos në fushën e ekonomisë për të cilën kemi nevojë gjithnjë më tepër”, ka thënë Minxhozi.

Minxhozi tha se duhet të realizohen edhe ato detyra që në të kaluarën nuk kanë gjetur dritën e realizimit.