Qendra e vaksinimit shpërthen në flakë, mjeku futet në ndërtesë për të shpëtuar dozat e vaksinës

15.02.2021 14:53:58

Një mjek ka bërë një gjest heroik në Britani, pasi u fut në një qendër vaksinimi që ishte në flakë, për të shpëtuar dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Ngjarja ndodhi në Surrey, ku personat që ishin nisur për të marrë vaksinën, u kthyen mbrapsht pas thirrjeve të zjarrfikësve.

Por para se zjarri të digjte gjithçka një mjek u kthye përsëri në ndërtesë, ndërsa u pa duke tërhequr një enë të madh frigoriferike, që mbante dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

“Një nga mjekët po dukej shumë i shqetësuar dhe në një moment ne pamë atë duke vrapuar për t’u futur në ndërtesën në flakë.

Ishte një gjest i mahnitshëm, ai i shpëtoi të gjithë dozat e vaksinave”, tha një dëshmitar.