Qendrimi ambasadorit Grenell përkitazi me heqjen e taxës 100% për mallratë serbe që hynë në Kosovë!

13.02.2020 10:32:03
Nga Adem Bytyçi
Grenell, I deleguari i Presedentit Trump, për përmirësimin e raportëve Serbi -Kosovë, sa i përkët taxës për mallrat serbe që hynë në Kosovë, heqja e taxës dhe zëvendësimi i saj me reciprocitet me Serbinë, sipas Kurtit, Grenell i del haptas në krah Vuqiqit!
Të shofemi si do të rrjedhin proceset më tutje, por duhet gykuar thellë dhe drejtë qështjën e taxës, që do të thotë se taxa duhet të hiqet pasi që Serbia, të njoh shtetësin e Kosovës!
Abrogimi  i taxës dhe mos zbatimi i masave të reciprocitetit me Serbinë , Serbia, pasi të pushtojë tregun e Kosovês me prodhimet e veta dhe t’i mundësohej qarkullimi Ajror dhe ai hekurirudhor me Kosovën, ,jo vetëm që Serbia ,nuk do të njof shtetësin e Kosovë, por këtë shtetësi do ta relativizojê deri në një nivel të pa rëndësishëm ku nuk ka për tu ditur se kush ka humbur dhe kush ka fituar sa i përket relaksimit të raportëve Serbi-Kosovë, pas përfundimit të një lufte të përgjakshme në të cilën Kosova ishte viktimë e agresionit nazi-fashist Serb…
Po të guxohet të thuhet në rrethanat ekzistuese politike ndërkombëtare, Amerika nuk dukët të jetë edhe aq e interesuar për të ndihmuar Kosovën në raport me Serbinë, për arritjën e një marrveshje paqeje të drejtë për Kosovën në raport me Serbinë, por diplomacia Amerikon synon të mos lejojë ndikimin Rus në Ballkanë ,këte nuk ka mundësi të realizojë pa i dalë krah Serbisë në raport me Kosovën!
Dihet qëllimi i Serbisë, për të njohur Kosovën, dhe përmirsuar terësisht mardhënjet me Kosovën pas një lufte të përgjakshme të Serbisë kundër popullit të Kosovës, Serbia kërkon një pjesë të teritorit të Kosovês, për të cilën Kosova ,e ka të pa mundur të refuzojë pa përkrahjen Amerikane , në Kontext të arritjës së një Marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje Serbi- Kosovë, që nen kupton edhe nohjen e ndërsjellt!