Qëndrimi i disa deputetëve të PDK-së në lidhje me demarkacionin

10.08.2016 12:08:07

Deputetët e partisë demokratike të Kosovës ende nuk janë të vendosur se a do të votojnë për apo kundër kësaj marrëveshje.

Bislim Zogaj ka thënë se ende nuk është i vendosur për votën e tij pro apo kundër ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e ZI.

Në të njëjtin mendim e ndajnë edhe deputetja Luljeta Veselaj, Rafet Rama, dhe Salihe Mustafa.

Ndërsa deputetët, Blerta Deliu, Labinotë Demi dhe Shukri Buja kanë thënë se votën e tyre do t’ia besojnë vendimit të Grupit parlamentar të PDK-së.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku temë diskutimi është Marrëveshja për Demarkacionin.