Qerim Kelmendi reagon ndaj akuzave për vrasje

11.01.2018 23:00:26

Shkumbin Mehmeti, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, në një rrëfim ekskluziv në Klan Kosova, ka akuzuar vëllezërit Qerim dhe Ibrahim Kelmendi për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë.

Mehmeti, që ka thënë se ishte anëtar i një grupi vrasësish, bashkë me vëllezërit Kelmendi, ka thënë se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt.

Dëshmitari ka thënë po ashtu se Kelmendët kanë ngakuar Florim Ejupin me detyrë për vrasjen e Xhavit Halitit, deputet i PDK’së – por se plani për vrasjen e tij ka ngecur.

Pas akuzave të Mehmetit, kanë reaguar që të dy vëllezërit Kelmendi.

Ka reaguar edhe Qerimi, ai i ka cilësuar akuzat “telenovelë”.

“Telenovela që po tjerret qe 10 vite ! E paska zbulue Makinën ne Avull !”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, duke komentuar akuzat e Mehmetit.