Qetësohu Shukri Buja, qetësohu, se nervoza bën keq për shnet!

24.11.2016 23:09:47

Nga Rexherp Kastrati

Shukri Buja, po e vazhdon avazin e tij kundër kryeministrit Mustafa dhe kundër Qeverisë, sikur të ishte shef i opozitës, e jo një nga 30 kuvendarët e PDK-së, parti që është një nga partitë bashkëqeverisëse në vend. Dhe Shukri Buja, çdo herë e më shpesh po tregon se është shumë nervoz dhe shumë i padurueshëm. Duket se nuk ka pritur që me gjithë rrëmujat dyvjeçare dhe të vazhdueshme në vend, me gjithë intirgat publike dher jopublike që i janë bërë qeverisjes së vendit, megjithatë sukseset nuk po mungojnë dhe janë suksese që Hashim Thaçi dhre PDK nuk i kanë parë ëndërr as në kushtet më të volitshme të qeverisjes. Po natyrisht se reformat e realizuara gjatë këtyre dy viteve, mirëmenaxhimi i financave publike, rritja e transparencës qeverisëse, rritja e kapaciteteve investuese, si dhe miratimi i ligjit për Trepçën, për investime strategjike, dhe në përgjithësi instalimi i një modeli qeverisës funksional dhe që po mbështetet nga partnerët ndërkombëtarë, janë disa veçantitë e qeverisjes aktuale. Kur t’u shtohen edhe rritja e përgjegjësisë dhe e përgjegjshmërisë qeverisëse, rritja e lehtësirave të të bërit biznes, si dhe interesimi gjithnjë e më i shtuar i bizneseve ndërkombëtare për të investuar në Kosovë, të cilat u vlerësuan edhe nga partnerë ndërkombëtarë, është shumë e qartë se të ngjallë edhe xhelozinë e PDK-së, e cila për dy mandate qeverisëse nuk u ofroi qytetarëve të Kosovës diçka tjetër pos prontopolitikë. Gjithsesi kulmin kësaj ia ka vënë projektbuxheti për vitin 2017, i cili është jo vetzëm projekti më i madh, por edhe më funksionali dhe më zhvillimori deri më tash. Prandaj, tipi si Shukri Buja, vëllai i të cilit përmendet shumë në audiopërgjimet e prontopolitikës, ka arsye të bëhet nervozë, por duhet të përbahet se nervoza bën keq për shnet. Dhe jo vetëm që bën keq për shnet, por edhe ia humb kontrollin në të folur dhe e bën të nxjerrë gjëra që ndohsta nuk do të donte të dëgjoheshin nga goja e tij. Dhe nga ato gjëra që ka thënë edhe çështja e demarkacionit, çështja e ushtrisë dhe çështje të tjera, duke dëshmuar edhe intriga, edhe xhelozi. Është kështu për faktin se tregoi se dallaveret dhe intrigat lidhur me demarkacionin po i bën edhe vetë PDK, kurse tregon xhelozi për shkak se viti i ardshëm është viti kur pritet të përmbyllet procesi i formimit të ushtrisë së Kosovës, qoftë me ndryshime kushtetuese, qoftë edhe me ndryshim të ligjit për FSK-në. Në këtë mënyrë, me nervozën që po e shpreh, apo thënë më mirë me urrejtjen që po e shpreh kundër kryeministrit Mustafa dhe kundër qeverisjes së vendit, Shukri Buja po dëshmon ehde një herë se mbrapa anagzhimeve destabilizuese qëndron edhe PDK. Dhe këtë e kam thënë vazhdimisht, dhe vazhdoj ta them përsëri, sepse të gjitha janë njësoj dhe janë bashkë kundër LDK-së dhe Qeverisë që drejton ajo: PDK, sekta okulte e Abinit, AAK dhe Nisma, si dhe pseudomediat dhe pornotalet e ndryshme. Dhe të gjithas këto rrëmuja nuk kanë të bëjnë vetëm me Gjykatën speciale, por edhe me sukseset qeverisëse të kësaj Qeverie, të cila gjatë vitit të atrdshëm do të jenë edhe më të mëdha, edhe për shkak të një buxheti të madh dhe zhvillimor, por edhe për shkak të rezultateve pozitive që do të kenë këto dy vite qeverisëse në rritjen e cilësisë në qeverisje. Dështimi i luftës speciale kundër LDK-së dhr kryeministrit Mustafa nga veglat kondomë dhe nga të tjerë, po ashtu, është një arsye tjetër pse Shukri Buja dhe të tjerët si ai po bëhen gjithnjë e më nervozë. Por përsëri po them se duhet ta ruajnë qetësinë, se nervoza bën keq për shnet, kurse proceset e vendit, qoftë edhe me vështirësi, do të kalojnë dhe do të realizohen.