‘Qethet’ muri

29.12.2016 14:53:37

Krijesa që ka shkaktuar polemika të mëdha në të dy dimensionet, mes serbëve dhe shqiptarëve, si dhe mes vet shqiptarëve, është duke u zvogëluar, por jo duke u hequr, siç ishte premtuar.

Muri i ndërtuar në anën veriore të Mitrovicës është duke u reduktuar në lartësi, njofton Klan Kosova.

Megjithëse nga institucionet kosovare ishte premtuar që ai do të hiqej fare, punëtorët të enjten vetëm kanë hequr disa centimetra nga lartësia e tij.

Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë me anë të së cilës kërkon që ky mur të zhbëhet, më së largu deri në janar të vitit tjetër.