Qeveria amerikane e ul Kosovën në nivelin e rrezikshmërisë

14.10.2020 15:01:22

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mirëpritur një vendim të Qeverisë amerikane, e cila nga niveli 4 ka zbritur në 3 ri-konsiderimin për udhëtim në Kosovë.

Qeveria amerikane në faqen zyrtare, e vlerëson Kosovën në nivelin 3 në rrezikshmëri. Deri tash e kishte vlerësuar me nivelin 4.

“Mirëpres faktin që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Udhëzuesin e udhëtimeve të qytetarëve amerikanë jashtë shtetit ka hequr Kosovën nga Niveli 4, në të cilin qytetarët amerikanë këshilloheshin të mos udhëtojnë në Kosovë, duke kaluar në Nivelin 3, “për ri-konsiderim të udhëtimit”. Kjo, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 në Kosovë”, shkruan Zemaj në Facebook.

Ky vendim është publikuar edhe në faqen Covid-19 të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku jepen udhëzime për qytetarët amerikanë me rastin e planifikimit të ndonjë udhëtimi jashtë shtetit.

“Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar një njoftim/informacion shëndetësor të Udhëtimit të Nivelit 3 për Kosovën për shkak të COVID-19. Andaj kujdesi duhet të vazhdoj dhe masat anti covid duhet të respektohen nga çdo kush dhe në çdo kohë. Me kujdes çdo ditë, e mundim COVID19. Vendose maskën! Mbaje higjienën! Ruaje distancën!”, shkroi Zemaj.