Qeveria cakton lokacionin për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar

03.12.2017 21:09:02

Qeveria e Kosovës pritet që nesër të mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 09:00.

Përpos diskutimit për demarkacionin, pikë e rëndësishme e rendit të ditës do të jetë edhe vendosja e lokacionit të Stadiumit Kombëtar

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e ‘Zonës Ekonomike’ të Gllogocit si lokacion për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës (MKRS)”, thuhet në deklarimin e rendit të ditës.

Lokacioni i ndërtimit të Stadiumit Kombëtar ngjalli polemika të ndryshme pasi që rreth një vit më parë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi kishte paralajmëruar se ky stadium duhet të ndërtohet në Prishtinë.