Qeveria e Kosovës planifikon ta zbusë kriterin për pension kontributdhënës

15.04.2017 22:29:14

Paga minimale nuk do të jetë e kategorizuar brenda këtij viti. Kështu deklaroi Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Ai foli edhe për marrëveshjen e re kolektive derisa sqaroi se është duke u punuar që të ulen vitet e përvojës së punës për të përfituar pensionin kontributdhënës.

“Së pari të bëjmë të jetë e njëtrajtshme, të jetë 170 euro, ashtu siç është për të gjitha moshat dhe pas kësaj të shikojmë se sa janë mundësitë që të ngrisim këtë 170 më lartë. Por synimi fillestar çka do të fokusohemi këta muaj është që të ketë një pagë minimale për të gjithë punëtorët në Kosovë”, tha Abrashi për RTK-në.

I NGJAJSHËM

FUNKSIONALIZOHET AGJENCIA E PUNËSIMIT E KOSOVËS

Ministri Abrashi po ashtu ka thënë se janë duke punuar që të ketë një marrëveshje të re kolektive e cila mund të zbatohet në të gjitha pikat.