Qeveria e Kosovës, të premten mban mledhjen e saj të radhës

05.01.2017 23:27:38

Të premten, në orën 9, Qeveria do të mbajë mbledhjen e saj të radhës, e cila do të ketë në shqyrtim pesë pika të rendit të ditës.

Në këtë mbledhje, Qeveria do të shqyrtojë disa propozim-vendime dhe Nisma për marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare  në fushë të Sigurisë së Ujërave dhe Mbrojtjen e Kanalit, si dhe për punën fitimprurëse të anëtarëve të familjeve të misoneve diplomatike me Italinë dhe me Panamanë.

Përveç këtyre, siç merr vesh fokusi.org, ministri i Jashtëm, Hoxhaj, dhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri mund të shprehen edhe lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.