Qeveria e Serbisë formon grup punues për dialogun për Kosovën

16.10.2017 19:54:01

Qeveria e Serbisë ka formuar një grup punues për, siç është thënë, mbështetjen e dialogut të brendshëm për Kosovën, ndërsa kryetar të tij ka zgjedhur drejtorin e Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

Në këtë grup do të jenë të përfshira të gjitha ministritë, ka bërë të ditur ekzekutivi serb, transmeton REL.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qysh në fund të muajit maj, ka thënë se është koha për dialog të brendshëm për Kosovën dhe “të hiqet dorë nga qasja mitike ndaj Kosovës”.

Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu nuk dihet, ndërkohë që pjesa më e madhe e opozitës në Serbi refuzon të përfshihet në të.