Qeveria e Serbisë mesazh Shpendit: E turpshme çfarë keni bërë!

16.09.2016 16:37:07

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar ditë më parë se Komuna e Prishtinës ka ndërprerë punimet në Kishën Ortodokse serbe, tek kampusi universitar. Ai ka kërkuar nga personat e përfshirë të sjellin dokumentacionin zyrtar rreth këtyre punëve në drejtorinë e Inspeksionit.

Mirëpo, ky vendimi i të parit të kryeqytetit ka nxitur reagim nga Qeveria e Aleksandër Vuçiqit.

Drejtori i të ashtuquajturës, Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka folur sot edhe rreth pezullimit të punës për pastrimin e Tempullit të Krishtit Shpëtimtar duke theksuar se është e turpshme dhe çnjerëzore.

“Ajo që po ndodh në provincën jugore të Kosovës, sigurisht që nuk ndodh askund tjetër në Evropë, ajo është diskriminimi më i drejtpërdrejtë ndaj popullit serb. A është më mirë që aty të lejohet të mblidhet drogë, apo për të ndriçuar tempullin që të shkatërrohet? Kjo është e turpshme dhe çnjerëzore”, ka shtuar Gjuriq.

Gjithashtu ai ka theksuar se “ndoshta ju mendoni se ju mund të bëni çfarë të doni dhe sa të doni, por të jeni të sigurt që ju nuk mund të keni kohë për aq sa ju doni”, u ka thënë Gjuriq autoriteteve të Prishtinës.